UBT

Politizimi i procesit zgjedhor

/ 6 minuta lexim
HW

Nga Fehmi Ajvazi – Pak ditë pasi që u bë e njohur dita e mbajtjes së Zgjedhjeve Lokale 2013 dhe pastaj, edhe Plani Operacional për këto zgjedhje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pothuajse si në mënyrë automatike ky proces në thelbin e tij, ka nisur të politizohet nga kënde të ndryshme.

Kanë qenë disa yshtje nga prapavija e faktorëve të nduarndurtë, disa përpushje publike, por edhe disa deklarata pro et contra këtij procesit të ardhshëm zgjedhor lokal, e gjithë shtjella që ka sjellë në aktualizimin dhe debatin e hershëm dhe madje të panevojshëm, më shumë se tre muaj para finalizimit të ditës së zgjedhjeve. E them “të hershëm” meqë, ende s’ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore në mënyrë që Subjektet Politike të mbështetura në rregullat dhe në ligjin zgjedhor, ta zhvillojnë procesin dhe punën e tyre demokratike, dhe Mediat ta thonë dhe ta shprehin qëndrimin e tyre të ekuilibruar medial: në raport me mendimin dhe fjalën e lirë publike, dhe në raport me etikën morale, kodin e mirësjelljes dhe me misionin që kanë. Plotë deklarata publike, intervista, komente etj., shpejt e shpejt dhe pa i sjellë dobi këtij procesi, e kanë mbushur hapësirën e eterit dhe i kanë dhënë zjarr procesit.

Partitë Politike, mediat dhe faktorët e tjerë relevant zgjedhor, s’ka dyshim që e bëjnë punën e tyre të nevojshme dhe të dobishme për procesin por, fakti që synohet me apo pa vetëdije të ndizet “zjarri zgjedhor” pa iu dashur askujt dhe sidomos pa praninë e të ftohtit, tregon pak a shumë për brishtësinë e madhe të të kuptuarit esencial të procesit zgjedhor, dhe tregon edhe për lehtësinë e padurueshme me të cilën mbahen gjallë opinionet inerte, dhe sferat e angështa demokratike me plotë infeksione në trup!

Dua të them që, si edhe në të kaluarën e njohur, një pjesë e organizuar e shoqërisë së bashku me levat e saj, një kategori e qarqeve politike dhe mediale, si dhe një pjesë e faktorëve gri publik, ndryshe nga harku i demokratizuar dhe i standardizuar shoqërorë dhe shtetëror, nuk e kultivojnë me kujdes dhe me përgjegjësi minimumin e respektit publik, dhe as nuk e kultivojnë me përgjegjësi frymën demokratike ligjore të këtij procesi nga prizmi i demokracisë së përgjegjshme dhe llogaridhënëse, si dhe nga prizmi i shoqërisë së shtetëzuar-institucionale.

Elektrizimi zgjedhor, sidomos kur është jo etik dhe tendencioz, i parakohshëm në kuptimin demokratik të procesit dhe madje me elemente kaotike, është dhunti e theksuar – e pafshehur e shoqërive me gjendje latente-parademokratike. Kaotizimi zgjedhor, sidomos kur është tendencioz dhe me elemente parapolitike, është dhunti e shoqërive të pakulturuar dhe të pa shtetëzuara në bazamentin e tyre babil institucional. Të dy këto kategorizime në kontekstin negativ të tyre, na shtyjnë të analizojmë dhe konstatojmë lirshëm se, bëhet fjalë për mungesën e pranisë së demokracisë së mirëfilltë në vend, dhe për mungesën e sundimit të shtetit të së drejtës. E vërteta është se, ndoshta bëhet fjalë për mungesë të kulturës së përgjithshme politike, dhe për mungesën e njohjes së kulturës ligjore dhe të korpusit të përgjithshëm të sistemit qeverisës demokratik.

Të kuptuarit e demokracisë së mirëfilltë, boshti rrotullues i së cilës nuk e përjashton brenda tij asnjë individ, asnjë grup apo kategori shoqërore, asnjë organizatë, asnjë institucion etj., do të thotë në fakt, asgjë më shumë se të kuptuarit e fillimit të kufirit të papërgjegjësisë, përtej të cilit nuk duhet të shkelim.

UBT

Dhe nëse shkelim, kjo nënkupton edhe të mos kuptuarit e faktit se, ku fillon kufiri i pushtetit të anarkisë! Padyshim, edhe këto dy nocione apo emërtime ( papërgjegjësia dhe anarkia), janë përmbajtjesore në objektivin dhe në qëllimin e tyre por, janë përmbajtësore për ata që i preferojnë dhe që i synojnë. E ndërkaq, ato janë nga bota e kontekstit dhe e praktikave të dëmshme, negative dhe me pasoja. Prandaj, shoqëritë e standardizuara dhe respektive së bashku me numerusin e tyre fizik dhe material, kanë gjithmonë kujdes dhe u qëndrojnë larg “përmbajtjeve” të këtilla! Dua të them që, proceset siç janë zgjedhjet, cilat do qofshin ato, duhet të jenë të trajtuara me shumë kujdes, me përgjegjësi, dhe mbi bazën e ligjësuar të tyre.

Pra, në kontekst, secili duhet ta ketë pjesën e vet të sistemuar dhe të ligjshme në raport me “hisen” e procesit zgjedhor, por edhe t’i jap këtij procesi atë që nga ai, kërkohet. S’ka këtu asgjë të komplikuar, filozofike! Hierarkia e përgjegjësisë dhe e llogaridhënies, është e caktuar dhe publike.

Prandaj, do të duhej të kuptojmë se ( meqë, i kemi kaluar disa palë zgjedhje lokale dhe qendrore), janë pikërisht zgjedhjet evenimenti themelor demokratik, dhe vorbulli prej nga buron qeverisja e institucionalizuar, dhe pushteti legjitim. Pastaj, duhet kujtuar që ka një institucion që quhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dhe i cili, ka një mision: përgatitjen, dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Ky institucion permanent (sidomos), duhet të lihet 364 ditë i lirë, i pavarur dhe sovran në misionin e tij të përcaktuar me Ligji për Zgjedhjet.
Duke i kuptuar kështu fillet e proceseve siç janë zgjedhjet, përgjegjësitë individuale dhe shoqërore, ato institucionale-qeverisëse, i kuptojmë edhe parimet demokratike dhe të sistemit. Zgjedhjet, janë njëri nga parimet themelore të demokracisë.

Politizimi i zgjedhjeve nga kënde të pa përgjegjshme dhe tendencioze, si dhe politizimi me qëllim përfitimi e kaotizimi, nuk e pasqyrojnë objektivin e përgjithshëm shoqërorë dhe demokratik të një vendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.