Eko Higjiena

Një i vrarë në Podujevë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në orët e pasditës në fshatin Turiqicë të Podujevës ka ndodhur një vrasje, shkas i të cilës ka qenë konflikti rreth një prone.

Burimë të Indeksonline mësojnë se i ndjeri është Bislim Rama rreth 60 vjeç nga fshati Bradash, dhe është vrarë nga komshiu i tij.

ARKATANA

Gjithashtu mësohet se viktima është qëlluar me armë në shpinë, dhe nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Viktima ka qenë në mal duke prerë drunjë./Indeksonline/