ARKATANA

Gërxhaliu harron bizneset, hyn nën sqetullën e Qeverisë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët e ekonomisë dhe përfaqësues të opozitës janë të mendimit se kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, e ka bërë këtë asociacion një vegël, që është vënë në shërbim të mafio-oligarkëve dhe në një vegël të Qeverisë. Ekspertë ekonomie, biznese dhe OJQ akuzojnë kreun e OEK-ut duke e konsideruar atë se ai ka bërë një shmangie nga misioni i tyre, për të qenë në shërbim të barabartë të të gjitha bizneseve dhe jo vetëm të disave, që janë të lidhura me pushtetin dhe nëntokën.

OEK-u lavdëron pushtetin, nuk ankohet për problemet

Analistët e ekonomisë dhe përfaqësues të opozitës janë të mendimit se kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, e ka bërë këtë asociacion një vegël, që është vënë në shërbim të mafio-oligarkëve dhe në një vegël të Qeverisë. Ekspertë ekonomie, biznese dhe OJQ akuzojnë kreun e OEK-ut duke e konsideruar atë se ai ka bërë një shmangie nga misioni i tyre, për të qenë në shërbim të barabartë të të gjitha bizneseve dhe jo vetëm të disave, që janë të lidhura me pushtetin dhe nëntokën.

Sipas tyre, është pikërisht drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, që po punon për interesa të ngushta klienteliste. Deputeti i opozitës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë se që kur në krye të saj erdhi Safet Grëxhaliu, OEK-u është shmangur nga misioni i saj i shenjtë dhe është bërë një organizatë proqeveritare dhe pro mafio-oligarkëve, që janë të lidhur me Qeverinë dhe ministrat e inkriminuar. “Me një fjalë me Safet Gërxhaliun në krye OEK-u tashmë haptazi po shihet se më nuk është si një asociacion që dikur ishte një përfaqësuese e të gjitha bizneseve pa dallim”, u shpreh Hoti.

Deputeti tjetër opozitarë, Salih Salihu (lëvizja VV), tha se OEK-u nuk përfaqë- son denjësisht bizneset e ndërmarrjet ekonomike. “Konsideroj se ky organizim është jashtë interesit biznesor e brenda atij politik, kjo është realizuar falë interesave të tyre ekonomike, çka nj?herit ky egoizëm i tepruar ka dërguar vendin drejt një destabiliteti të madh ekonomik”, theksoi ai.

Kapja e asociacioneve nga QeveriaEkspertët e ekonomisë janë të mendimit se hapja e tregut dhe konkurrenca e lirë në treg dhe luftimi i mafio-bizneseve po i pengon vetëm kreut të OEK-ut, Safet Gërxhaliu, që disa herë në opinion ka dalë me deklarata kundërthënëse.

Mobi Casa

Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se është e kuptueshme që proqeveritarët dhe pro mafio-oligarkët gjithmonë e duartrokasin njeriun që e ka mendjen e keqe, sepse Qeveria ‘Mustafa’ gjithmonë është shquar për dinakëri me faktin se ajo është munduar që ti fsheh të vërtetat duke i kërcënuar të tjerët. “Edhe nuk është për t’u çuditur që janë kapur asociacionet ekonomike nga korrupsioni i krimit të organizuar përmes oligarkëve të inkriminuar mbi Ligjin dhe Kushtetutën. Dhe, që e keqja të jetë edhe më e madhe i pari i OEK-ut Gërxhaliu pa asnjë fije turpi dhe me një servilizëm të paparë, po i duartroket Qeverisë aktuale ‘Mustafa’, sa herë që ai takohet me kryeministrin”, theksoi ai.

Sipas Grapcit, kjo po ndodh, ngase nga ana e politikanëve dhe krerëve të shtetit janë kapur edhe asociacionet ekonomike që po shquhen nga korrupsioni e krimi i organizuar dhe në të njëjtën kohë edhe duke u bërë mercenarë të paguar nga krimi i organizuar përmes mafio-oligarkëve të inkriminuar, monopolistë dhe janë dëshmuar se për momentin nuk kanë frikë nga askush se janë, mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën e vendit.

Ankohen bizneset

Ndërsa nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Bashkim Osmani, tha se nuk do të jetë servil ndaj Qeverisë “Mustafa” për t’ia duartrokitur secilin vendim ngase, sipas tij, ai tashmë ka dhënë disa vërejtje për pakon e re fiskale dhe për udhëzimet administrative.

Sipas Osmanit, Oda Ekonomike e Kosovës, në shumë raste ka dështuar në misionin e saj, ngase për atë si afarist është e çuditshme se si mundet kreu i OEK-ut që të mbrojë monopolet antiligjore, antikushtetuese dhe kriminale. “Oda Ekonomike e Kosovës e ka të vështirë të bëjë një lobim më të fuqishëm për biznesin në raport me Qeverinë, meqenëse edhe ato janë nën ndikimin e klaneve të caktuara rreth Qeverisë apo edhe brenda saj, sikur edhe vetë biznesin që është shumë i varur nga paraja publike – buxheti”, theksoi ai. Osmani tha se nga deklarata e Gërxhaliut e kam përshtypjen se edhe Oda Ekonomike e Kosovës, por edhe disa asociacionet e tjera kanë mbetur pjesë e politikës dhe retorikave të tyre dhe janë vënë në shërbim të tyre dhe klaneve të caktuara. “Me gjithë vështirësitë e adresuara shumë që i kemi bërë si biznese që jemi nëpërmes Odës Ekonomike të Kosovës në adresë të Qeverive të Kosovës dhe ndryshimit të politikave të bërjes së biznesit dhe krijimit të lehtësirave biznesore për fat të keq të bizneseve në Kosovë, që nga paslufta e deri më sot kanë ndodhur shumë pak ndryshime në favor të bizneseve”, tha ai. Sipas tij, këto ndryshime nuk po ndodhin tek ne, sepse Oda Ekonomike e Kosovës për fat të keq nuk e ka fuqinë e duhur, pasi janë bërë pjesë e interesave klienteliste dhe klaneve të caktuara./kosova sot/