Viti: Arrestohet një person për fyerje dhe kanosje ndaj zyrtarëve policorë
Viti – Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 14 tetor 2026, rreth orës 23:35, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti. Sipas raportit policor, zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në një person të dyshuar, shtetas kosovar, i cili dyshohet se po fyente dhe ofendonte qytetarët.
Sipas policisë, i dyshuari më pas ka filluar t’i fyejë dhe t’i kanosë edhe zyrtarët policorë. Ai dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit.
Pas ndërhyrjes së policisë, personi është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi./rajonipress/

