ARKATANA

Kuvendi i nënshtruar, dështoi me ekonominë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndonëse Kosova përballet me zhvillim të dobët ekonomik, numrin më të madh të të papunëve në rajon, përbërja e tashme aktuale e Kuvendit të Kosovës ka dështuar në tërësi në adresimin e çështjeve me rëndësi për ekonominë vendore.

Agjendat politikë zhvendosën vëmendjen nga zhvillimi.

“Kuvendi po të përmbushte ligjërisht dhe kushtetushmërisht rolin ashtu siç edhe parashihet, do të duhej të hartonte strategji kombëtare për luftimin e gjithë dukurive negative, duke pamundësuar monopolet e oligarkëve, funksionimin e bizneseve ekonomike e kështu me radhë”, theksoi deputeti Salih Salihu,raporton Gazeta Kosova Sot

Ndonëse Kosova përballet me zhvillim të dobët ekonomik, numrin më të madh të të papunëve në rajon, përbërja e tashme aktuale e Kuvendit të Kosovës ka dështuar në tërësi në adresimin e çështjeve me rëndësi për ekonominë vendore. Ndërkaq, analistët e ekonomisë dhe opozita janë të mendimit se kjo po ndodh, ngase politika dhe lobingjet për klientelat kriminale, mafioze, janë duke e dominuar agjendën e punës së Kuvendit të Kosovës.

KKVITI

Njohësit e kësaj fushe thonë se janë injoruar temat kyçe të biznesit si monopolet e oligarkëve politikë dhe mafio-biznesor me kompanitë e tyre “fantome”, pastaj korrupsioni dhe krimi i organizuar, evazioni e kontrabanda, plaçkitja dhe zhvatja e aseteve të shtetit përmes privatizimeve të inkriminuara, mungesa e sundimit të ligjit, frikësimi i investitorëve, licencat e rezervuara vetëm për të lidhurit me politikën etj.

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha se është për keqardhje që deri më tash punën e Kuvendit të Kosovës e kanë dominuar agjendat politike, duke i lënë në margjina agjendat ekonomike të vendit tonë për të cilat kemi nevojë aq shumë. Shahini shpreson se në këtë vit Qeveria e Kosovës do të fokusohet shumë më tepër në agjendat e saja ekonomike sesa ato politike, ngase vërtet është edhe moment i fundit që të ndodhë.

Deputetët nuk marrin vesh nga ekonomia Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri, tha se fajtorë janë deputetët e zgjedhur, që kanë ardhur në ato poste përmes lidhjeve të tyre dhe të afërmve partiakë, duke ardhur në ato pozita me vjedhje votash. “Shumica e tyre, pra të njëjtët deputetë të Kuvendit edhe nuk dinë se çfarë janë ato shifra dhe ata numra, ngase shumica e tyre edhe nuk marrin vesh fare nga ekonomia”, tha ai. “Ju kisha sugjeruar që mos të merreni me këso temash sepse shumica e këtyre deputetëve të këtij koalicioni nuk kanë kapacitete njerëzore dhe intelektuale që të merren me ekonominë”, u shpreh më tutje Shatri.

Ndërkaq, sipas tij, përgjegjësia për mosdiskutimin e temave ekonomike në Kuvendin e Kosovës bien mbi Qeverinë e Kosovës, e cila Kuvendit po i servon tema të tilla jashtë agjendës ekonomike dhe më pas Qeveria i orienton deputetët e tyre nga koalicioni që të votojnë apo të jenë kundër këtyre votimeve. “Ngase nëse e sjellin një ligj të mirë e me qëllim të mirë deputetët e koalicionit e votojnë atë ligj, ngase duhet të jemi real se ata deputetë madje as që dinë që të mendojnë për këto punë”, tha ai. Shatri sqaroi se kjo po ndodh, ngase shumica e deputetëve të këtij koalicioni veç asaj rroge të majme, që e marrin ata nuk kanë lidhje me ekonominë.