ARKATANA

Dy fjalë për Demush Mehmetin, poet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Demush Mehmeti është i lindur, më 10.II.1961, në fshatin Remnik, komuna Vitisë, ku edhe sot jeton e vepron. Studimet për jurist i ka kryer me afat rekord dhe diplomoi në vitin 1985. Ka të kryer provimin e Jurispodencës dhe Kodin e Etikes për prokuror dhe gjykatës.

Punon si Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Viti, që nga prilli i vitit 2004. Pas luftës, dy vite ishte Drejtor i Shërbimeve të Përbashëkta pranë Ndërmarrjes Prodhuese “VINEX” të Vitisë.

Dy vite hapi një zyre private për ndihma juridike, para se të punësohet në QPS. Pos këtyre detyrave më rëndësi, ai merret dhe me aktivitete politike në vitet 2007-2009. Ishte anëtar i Asamblesë Komunale në periudhën 1989-93, si delegat i kuvendit të atëhershëm komunal.

Demushit i pëlqen mjaft shumë historia. Kohë pas kohe shkruan edhe vet, por mbi të gjitha atij i pëlqen më së shumti shkrimi i poezisë, me të cilën merret që nga klasa e tetë e arsimit fillor. Së shpejti do ta botojë një vepër poetike, sepse krijimtaria artistike i pëlqen dhe ka sens për artin poeti.

Më së shumti poezitë i paraqet në facebuk, aty ku lexohen dhe merr komplimente të jashtëzakonshme nga lexuesit e ndryshëm. Ja disa poezi.

FLAS

Flas me gjuhën tani të padredhur
Prej ku e gjithë bota fillon e mbaron
Prej të lumës shtëpie sime
Nga toka ime hapësirë vendlindje
Ku e fillova këtë jetë dhe ku po jetoj
Ku e pash tokën më gjithë qiell
Shof netët me hënë e ditët me diell
Ku pash çdo stuhi fortunë dhe rrebesh
Gjitha ato retë e errëta lartë në qiell
Pash edhe një luftë jetë a vdekje
Të jesh, o të mos jesh
Kështu është jeta.

NUK E DUA

Nuk e dua
Pjesë ditën pamje errësirë
Kohën e quajtur natë pa pikën dritë
Dua atë qetësi nate
Me reflektim drite në shpirt
Dhe nëse koha do numërohet vetëm me netë
Pa pjesë kohën ditë
Me dritën ftohtësi në shpirt.
AMANETI IM

Me ty i kalova etjet prush
I shkrumuar e bërë hi
Me dhimbjen gacë në gjuhë
Buzët e qara hulli
Gjuhën në dry ndryrë

Dhe këmbë zbarthur eca
Mbi ty shkela toka ime
Nënë ato retë skëterrë mbi ty

Eca mbi rrugët tua prush
Prushin e barta në gji
Me mallin e zjarrt për ty
Zjarr mbi çdo zjarr

Për ty me jetë në jetë luftova
Dhe me deshtim e ngadhnjim
Unë biri yt
Për ty amaneti im

ARSYESHMËRI

ARKATANA

Në ëndrrën time mbetur peng
Më je fiksion apo dashuri
Jo nuk di për ëndrrën tënde
As pë gjurmët e mia mbetur në ty
Ti kujtim i pa harruar përjetësie
Ndjenjë e fortë kjo përçudshmëri
Frymë lidhje ndërlidhje
Dhimbje e dashuri arsyeshëri.

KJO VERË

S’po ndalet vazhdon një rrebesh shiu
Fuqishëm po mi ngacmon këta lotët e mi
Që sa po kanë filluar pak të fashiten
Kjo verë na iku me avazin e një lagështie
Kjo lagështi e rënduar shumë po më mërzit
Kjo verë e pa ndalshme dhe si ishte iku
Mua më la me një dhimbje të madhe në shpirt.

ËNDËRR E PASHLYESHËME

Nuk di a të shijoj kush
Apo sall vuajtëm e prapë vuajmë për ty
Dashuri ëndërr e pa shlyeshme jete
Në mendjen tonë na ishe prapë na je
Ne vuajtje zemre portë e hapur mbete
E hapur ashtu si ishe dhe mbete përherë.

PËRHERË

U kacafytëm me dhembjen
Dhëmb për dhëmbë

Naj ndryshuan emrat
Mbiemrat
Na shtypën sa munden
Sa deshtën
Si ditën

Në flakë pushke u ngrohëm
Në pellgje gjaki u lamë
Në lotët e dhembjes notuam

Për jetën u kacafytum me vdekjen
Për kët tokë
Për një emër
Shqiptar e vetëm shqiptar

NDIHEM ZOT

Në vogëlsin time ndihem madhor
I fuqishëm
Fuqiplotë

Jam i vrullshëm
I përpushtë
Me zemrën time prush

Njerëzisht përulem
Nuk përulem
Ndihem zot i vetës për vete./rajonipress/