Botëkuptimi letrar dhe forma e shkrimit, në librin “Portretizime Eseistike” të Arsim Halili
Nga Ermelinda Kashahu – E shtyrë nga kureshtja ku si lektore e lëndës në universitetin E’qrem Çabej jap prej vitesh lëndën e Estetikës,prej kohësh kisha biseduar me shkrimtarin Arsim Halili për librin e tij të sapo dalë të titulluar “Portretizime Eseistike”.
Pas bisedimit, kuptova se ky libër cilësohet i domosdoshëm dhe i munguar në bibliotekën time. Kjo gjendje dyfish në ndërgjegjen time, mendoj se i ka arsyet e veta, gjykimin studimor dhe sprovën e një punë të palodhur të shkrimtarit në fjalë. Të mos harrojmë se kritika sot vuan nga rënia e hierarkive, por paradoksalisht vuan anti-subjektivitetin e vet.
Atëherë,e shtyrë nga kjo, sinqerisht, pohoj me bindjen time të plotë se, asnjë shkrim i imi nuk dua të marrë trajtën e zbrazëtisë metagjuhësore. Në pamje të parë ky libër mund të mos bjerë në sy në spektaklin frenetik të modernitetit, aq më keq në një botë si bota shqiptare. Shkrimtari ynë, ndryshe nga të tjerët përdor një profil mendimtari,mjaft elokuentë,ligjërim i mirëfilltë artistik dhe thjeshtëzim mjeshtëror.
Padyshim që unë e quaj libër të dy kohëve, një lloj letërsie që nuk i mungon botëkuptimi dhe qëndrimi kritik. Shkrimtari flet mbi referencat, matricat dhe simbolet, aty studion gjithçka. Botën e ndjenjave dhe ideve përmes temave interesante, mendimit të figurshëm dhe sprovës së aventurës që shfaqin esencën poetike, ky libër e shfaq në gjurmët e atij vargu poetik si një kthesë e domosdoshme, si një esencë e re, kozmologji, që me rëndësinë e vet, edhe të rrëmben. Po të shohim me vëmendje, shkrimtari ka bërë një ndarje sistematike të librit: Intelektuali guximtar Transversalet që lidhin etapa vetëmohimi Eksplorim vlerash letrare Gjurmët që thurin testament letrar Reflektime interkomunikuese të fjalës së shkruar Diskursi bashkëkohor i portretizimeve artistike Bukuria dhe dashuria që ndërlidh shkrimtari në fjalitë kuptimplota, bëjnë që libri të ketë një forcë tërheqëse nga ana e lexuesit.
Më kujtohet fjalia kuptimplote e Ismail Kadaresë, ku në një intervistë dhënë profesore Dhurata Shehrit, ka thënë: “Në tempull hyhet vetëm me dashuri”. Mbresat e mia sigurisht janë më të mëdha nga ata që iu ka rënë në dorë ky libër.
Libra të tillë padyshim janë zëri i shoqërisë që jetojnë tek ne, janë saga e një dite, janë titulli që ne nuk na zhgënjen asnjëherë. E them këtë sepse, një nga rreziqet më të mëdha që përballet shkrimtari ynë, a më saktë një vepër artistike, është elementi kohë i cili është në gjendje të zhbëjë vlerat e saj, duke e bërë veprën të quhet anakronike. Por këtë gjë nuk e vërej tek ky shkrimtar.
Kjo është një mënyrë të shkruari, e cila nuk është jashtë kohës kur shkruhet. Kalimi që shkrimtari i bën librit nga njëra gjini në gjininë tjetër, më lë të kuptoj se ai shumë bukur luan me interteksin, një tekst botërisht të njohur, e ka rrëfyer fillimisht një pjesë të tij ashtu si dhe njihet.
Realiteti mbi letërsinë tregon sesi në të vërtetë ky libër ka fituar një pavarësi te lexuesi. Ky është kuptimi i pavarësisë, kjo është modernja, një pikënisje e shkrimtarit kjo, që ka të bëjë me vështrimin e veprimtarisë letrare e që tregon se shkrimtari shkruan aty ku ka letërsi.
Padyshim, kjo nuk është panoramë e deformuar e skemës universale të tij. Vija e realitetit që përdor shkrimtari do të mund të lexohet si jetë poetike duke filluar me vlerësimin e figurës së profesor Agim Vincës, të njohë veprën, të njohë shkrimtarin, vlerën dhe talentin. Në kokën e tij shkrimtari e ka të qartë këtë lloj ndarje dhe, siç shprehet ai, secili poet ka unin dhe egon. Shumë qartë shkrimtari bën dhe portretizimin e Bajram Kosumit.
Ka ditur me elokuencën e tij ta qartësojë më mirë atë çka ai ndien në të vërtetë. Jo pa qëllim në Kapitullin “Letërsia dhe Pasioni”, shkrimtari shprehet se është gërshetimi i dhimbjes dhe i shpresës. Më pëlqen ky formulim. Më pëlqen kjo ide. A thoni pse ? Kjo nuk e prek aspak mirënjohjen që përmenda më lart për të tjerët, miqtë që i qëndruan besnikë këtij libri dhe nuk u prekën aspak nga çoroditja e dëmshme e publikut shqiptar. Shkojmë më tej.
Shkrimtari në fjalë jep edhe dëshminë e një poeti produktiv shqiptar, si Sabit Rrustemi që është pjesa e disa antologjive. Arsimi, këtë shkrimtar e vlerëson dhe këto vlerësime kanë bazat e veta. Arti ka filtra dhe udhë të shumta për tu vetëshprehur. Ky art kështu ka qenë qysh nga Gilgameshi dhe Iliada.
Dhe mënyra sesi e sjell autori ynë, me vuajtjen, dilemat, gjendjet e dyfishta,turbullirat mendore prej nga formësohen fillesat ekzistencialiste të njësisë kohore,dukurive jetësore dhe proceseve të ndryshme letrare, vë në kontroll sistemet me një prirje artistike të mjaftueshëm në letërsi, një letërsi që lindi mes emocionit dhe funksionit të veçantë ku shënjon kulturën, formën e shkruar e cila konceptohet si simbiozë, në një kohë kur shoqëria shqiptare shihte imanencën e saj.
Edhe këtu, shkrimtari ynë kapërcen sjelljen individualiste në atë njohëse dhe shoqërore. Ky libër dëshmon produktin tipik të ngjarjeve konkrete të ndodhura në një distancë të shkurtër kohore. Ky është fenomeni i të rrëfyerit, ky është tipari i letërsisë realiste. Teksti mbetet brenda një letërsie.
Me bindje të plotë shpreh mendimin tim të thellë se, si kujtesë letrare dhe historike ky shkrim mbetet e vetmja gjë që i mbetet brezave se, deri në çmasë shkon letërsia dhe autori. Dimë fare mirë që,shkrimtari dhe vepra janë dy anët e së njëjtës medalje. 1. Thjeshtëzimi i çështjes dhe përsëritja e këtij thjeshtëzimi në mënyrë të vazhdueshme. 2. Mënyra sesi autori futet nëpër veprat e shkrimtarëve të vet, në shfrytëzimin bibliografik të kritikëve dhe studiuesve më të mirë si : Roland Zisi,Vjollca Rrapai,Sali Bytyçi etj, për figurën e të madhit Vinca, jep shembullin më shënjues të letrave shqipe.
Këta janë demonët e mëdhenj të letërsisë, premtuese të një realizmi të padyshimtë, përforcues të romantizimit duke iu afruar traditave më të mira të kësaj letërsie. Si përfundim, nuk më ngelet gjë tjetër, veçse t’i uroj shkrimtarit suksese në rrugën e dritës, emancipimit letrar dhe shoqëror, meritë kjo që çliron çdo shkrimtarë. /rajonipress/


