Hidromorava

Blloku: Tash ne e kemi të drejtën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se tash e kanë të drejtën për të gjetur zgjidhjen për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

“Koalicioni i shumicës parlamentare konsideron se, duke u bazuar në pikën 127 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin Nr. KO 119/14, të 26 gushtit 2014, e ka të drejtën, mundësinë dhe zgjidhjen për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pastaj për të vijuar me formimin e Qeverisë së re”, thuhet në deklaratën e përbashkët, të cilën e ka lexuar Albin Kurti.

Lexojeni të plotë Deklaratën e katër partive

Koalicioni LDK-AAK-Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje!, pas Seancës së sotme konstituive, konstatojnë dështimin e PDK-së për të zgjedhur Kryetarin dhe për të konstituuar Kuvendin në Legjislaturën V.

Eco Higjiena

Plot 100 ditë që prej datës së mbajtjes së Zgjedhjeve të përgjithshme ishin të pamjaftueshme për PDK-në që të krijojë shumicën në Kuvend. Sot, shumica absolute, pra 61 deputetë, ishin kundër propozimit të PDK-së, kandidati i të cilës mori vetëm 44 vota.

Koalicioni i shumicës parlamentare konstaton se ndërprerja e Seancës nga kryesuesja, deputetja Brovina, pa e respektuar të drejtën e deputetëve të koalicionit të shumicës për fjalë, ishte jokorrekte.

Koalicioni i shumicës parlamentare konsideron se, duke u bazuar në pikën 127 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin Nr. KO 119/14, të 26 gushtit 2014, e ka të drejtën, mundësinë dhe zgjidhjen për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pastaj për të vijuar me formimin e Qeverisë së re./express/