ARKATANA

Stanqiqi pikë e kontrabandës dhe e kalimeve ilegale të kufirit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia kufitare në dy raste të ndara ka arrestuar dy grupe shqiptare që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin dhe të bënin kontrabandë me mallra.

Në Stanqiq janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shqiptare, shtetas maqedonas, pasi që të njëjtit kanë tentuar që në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin me veturën Golf. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje njoftoj policia e Kosovës, raporton rajonipress.

Uji Dea

Kurse në rastin e dytë që lidhet me kontrabandim të mallrave policia kufitare në Stanqiq ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit janë ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur mall i ndryshëm pa dokumentacion përkatës.

Malli së bashku me automjetin janë konfiskuar nga dogana ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia./rajonipress/