Në aheng familjar përdorë armën, arrestohet shqiptari nga Malisheva e Gjilanit
Gjilan – Në fshatin Malishevë të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast e llojit “Ekol”, pesë(5) gëzhoja dhe gjashtë(6) fishekë të kalibrit 9 mm njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/

