UBT

Bastisje e arrestime në 10 lokalitete, në mesin e tyre edhe në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, në ndërlidhje me operacionet policore të realizuara kohë më parë, sot me datën 4/9/2014 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhërkontrollit në dhjetë (10) lokalitete, duke përfshirë rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Pejës dhe Prizrenit.

Policia e Kosovës shoqëron një person të dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, në ndërlidhje me operacionet policore të realizuara kohë më parë, sot me datën 4/9/2014 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhërkontrollit në dhjetë (10) lokalitete, duke përfshirë rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Pejës dhe Prizrenit.

Ky operacion policor ka rezultuar me shoqërimin e një personi të dyshuar me inicialet (Sh. K.) nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” sipas nenit 147 të KPK-së.

ARKATANA

Gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve janë bastisur dhjetë (10) lokalitete, prej tyre dy (2) OJQ, një (1) shtëpi private dhe shtatë (7) konvikte banimi, si dhe është duke vazhduar intervistimi i disa personave që ndërlidhen me këto lokalitete.

Njësitet relevante policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar dëshmi si pajisje elektronike dhe materiale të ndryshme që ndërlidhen me veprën penale.

Rasti policor është në hetim e sipër dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren me konsultim dhe vendim të prokurorit kompetent./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.