Mobi Casa

Vdes xhandari serb i plagosur në kufi me Kosovën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Raportohet se ka vdekur pjesëtari i xhandarmerisë së Serbisë, Stevan Singjeliq (30), i cili sot në orët e hershme të mëngjesit ishte plagosur afër Kurshumlisë (në kufi me Kosovën). Sipas medieve serbe ai u qëllua nga prerës ilegalë të pyjeve që vinin nga Kosova.

Njoftohet se xhandari Singjeliq vdiq në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake të Beogradit. Ai ishte plagosur në rajonin e fshatit Orllovac. Mbi të, sipas medieve serbe, kishin shtënë shumë shqiptarë prerës ilegalë të pyllit.

Fundamenti

Për sulm të armatosur ndaj pjesëtarit të xhandarmerisë, sipas kumtesës së MUP-it serb, dyshohen persona të cilët dje kishin prerë drunj ilegalisht dhe që sot ishin kthyer aty për t’i marrë armët, teknikën dhe mjetet e tjera që i kishin lënë aty pas incidentit të djeshëm.

Në incidentin e djeshëm u raportua për plagosjen e një shqiptari nga ana e xhandarmerisë serbe.
©KOHA.net