ARKATANA

Zyrtare: Gjykata pranon kërkesën e PDK’së, anulon zgjedhjen e Isa Mustafes kryeparlamentar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim.

Të enjten, më 21 gusht 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe votoi në rastin KO119/14, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.

Kërkesa u parashtrua në Gjykatë, më 18 korrik 2014, nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese vendosi si në vijim:


I. njëzëri, të DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. me shumicë votash, TË KONSTATOJË që:

a. mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga Kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, kanë shkelur nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene;

b. Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, është i pavlefshëm;

c. Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim.

ARKATANA

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t’u dorëzohet palëve, do të postohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën e duhur.

KI 62/14
Vlerësimi i kushtetutshmërisë së listës përfundimtare Fi-64/90 të punëtorëve të kualifikuar për kompensim nga privatizimi i NSH „Ramiz Sadiku“ nga Prishtina, të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit e Kosovës, më 27 mars 2009

21.08.2014

KK 124/14
Hetimi për pretendimet e sjelljes jokushtetuese nga gjyqtari Kadri Kryeziu

20.08.2014

KI 68/14
Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit ASC-II-0035 të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 23 nëntorit 2012

19.08.2014

KI 208/13
Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, ACI-13-0094-A0001, të 30 tetorit 2013

18.08.2014/express/