Eko Higjiena

Ky është fati i Hashim Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi do të marrë pjesë me datën 28 gusht në Berlin në një konferencë të rëndësishme për Ballkanin. Kryeministri në detyrë është i ftuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel, qysh në muajin qershor.

Përfaqësimi i Thaçit në Berlin, ndoshta mund të jetë fundi i mandatit si kryeministër, por edhe një rast tejet të rëndësishëm do të jetë ai që do ta përfaqësojë Kosovën.

Ndryshe, Merkel shkruan në ftesë se qëllimi i iniciativës është që t’u jap shtytje të reja përpjekjeve për ekonomi dhe përparimin e shtetit ligjor, për siguri dhe pajtim në rajon.

FIDANISHTJA

Takimi do të bëhet më 28 gusht 2014, në Berlin, dhe është i organizuar nga Bashkimi Evropian.

Një aspekt i veçantë i kësaj konference do të jetë konferenca për shtyp. Merkel ka zgjedhur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për konferencë. Kjo gjë ka irrituar fort Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Gjithsesi, pjesëmarrja e Thaçit në këtë konferencë duket të jetë një përshkrim i historisë politike, jo vetëm të tij, por edhe të Kosovës./zeri/