ARKATANA

Genta Ismajli “më e fortë” se Thaçi, Pacolli, Mustafa e Ramushi së bashku

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Facebook është rrjeti social më i përdorur në botë me mbi 2 miliard përdorues. Ndërkohë që edhe në Kosovë nuk mbetet prapa sa i përket përdorimit. Madje, është shumë i popullarizuar edhe në mesin e politikanëve dhe artistëve.

Lajme, deklarata, fotografi, video, e çka jo tjetër të gjithë së pari po i promovojnë përmes faqeve të tyre zyrtare në Facebook.

Sa i përket politikës kosovare, Behgjet Pacolli nuk arriti që të kaloi as pragun që të futet në parlament me partinë e tij, mirë në Facebook ai është kampion. Pacolli ka jo më pak se 264 mijë përcjellës në faqen e tij zyrtare.

Menjëherë prapa tij vjen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili i është afruar ndjeshëm Pacollit me 262 mijë përcjellës. I treti në listë nga politikanët kosovarë, është kreu i LDK-së, Isa Mustafa me 78 mijë përcjellës ndërsa Fatmir Limaj vjen pas tij me 52 mijë sish.

I fundit në renditje është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me jo më shumë se 45.700 përcjellës.

ARKATANA

Mirëpo nëse të gjithë këta i krahasojmë me këngëtaren Genta Ismajli, gjithçka është e pabarabartë.

Genta ka më shumë ndjekës në Facebook se të gjithë së bashku. Këngëtarja kosovare është e vetmja nga Kosova e cila ka mbi 1 milion ndjekës në Facebook. Ajo madje lë prapa edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që ka 695 mijë dhe ish kryeministrin Sali Berisha i cili ka 992 mijë.

Mirëpo as Genta Ismajli nuk është shqiptarja me më së shumti ndjekës në Facebook.

Është aktori dhe humoristi, Ermal Mamaqi i cili ka faqen më të madhe të Facebook-ut, me më shumë se 1.5 milion fansa.

Krejt në fund, të gjithë këta, do të mbeteshin fare në hije nëse do të krahasoheshin me këngëtaren latine, Shakira. Shakira është personi me faqen më të madhe në Facebook me plotë, 102 milion ndjekës. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.