Hidromorava

Arta Kabashi rikthehet me këngën e re “Lejëm”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja Arta Kabashi është rikthyer me një projekt të ri muzikor të titulluar “Lejëm”, që tashmë është i disponueshëm me videoklip zyrtar në YouTube.

Projekti i ri është lansuar në kanalin ART, nën Fole Publishing, ndërsa për realizimin muzikor është përkujdesur Elgit Doda, i cili mban edhe vulën e producentit.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistja, Elgit Doda dhe ZTC, gjersa videoklipi u realizua nga Venetwork.

Foto: YouTube

ARKATANA

“Lejëm” vjen si një tjetër dëshmi e vazhdimësisë së saj në muzikë, me një projekt të ri që po tërheq vëmendje te fansat, sidomos për faktin se Arta ka qenë më e tërhequr nga ekspozimi publik gjatë muajve të fundit.

Në fakt, këngëtarja prej kohësh ka bërë një distancim nga rrjetet sociale, megjithatë në muzikë ka vazhduar të mbetet aktive, duke sjellë projekte të reja dhe duke e mbajtur kontaktin me publikun përmes punës së saj artistike.

Kënga “Lejëm” është publikuar gjithashtu edhe në platformat digjitale, duke u bërë e qasshme për dëgjuesit në shërbime muzikore online.

Besohet se kjo paraqitje e Artës do të pëlqehet edhe nga publiku e do të marrë suksesin e merituar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.