Fundamenti

Xhensila për pak ditë mbi 100 mijë klikime

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xhensila Myrtezaj njëra ndër këngëtaret më të bukura të skenës shqiptare, para disa ditësh ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me Endri Prifti të quajtur “VESPA”. Pak ditë pasi u lansua, kjo këngë arriti mbi 100 mijë klikime në ‘Youtube’.

Ky sukses e ka gëzuar pa masë këngëtaren dhe në llogarinë e saj në Facebook, Xhensila i falënderon fansat e saj për mbështetjen që ia kanë dhënë që kjo këngë të bëhet hit. “ +100.000! faleminderit të gjithëve” shkruan në rrjetin Facebook bukuroshja njëzet e një vjeçare. Kënga është shkruar nga Endri Mumajesi kurse muzikën e ka bërë Eglit Doda.

UBT

Klipin e ka punuar produksioni Pro Video. Xhensila po ashtu ka shfrytëzuar edhe njëherë rrjetin Facebook për t’i falënderuar ata që punuan në këtë këngë dhe klip. Hitet tjera të këngëtares janë dhe “ Da Da Da”, “Jeton tek unë”, “Me ty jam”, “Engjulli im“ etj.