ARKATANA

Haliti takon ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, zoti Qemal Minxhozi.

Në këtë takim që kishte karakter pune ata kanë biseduar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit dhe vazhdimin e kontakteve të mëtutjeshme.

Eco Higjiena

Ishte kjo vizita e parë e ambasadorit Minxhozi në Komunën e Vitisë, raporton rajonipress.

Sokol Haliti ka çmuar rolin e Shqipërisë dhe të ambasadorit Minxhozi derisa ka thënë se Vitia është njëra nga komunat më stabile në Kosovë edhe pse është komunë multietnike.”Ne u ndihmojmë të gjitha komuniteteve, qoftë në investime apo edhe në ofrimin e sigurisë” ka thënë Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: