Fundamenti

Grushtohet kosovari, sepse refuzoi të vendosej në banesën e pistë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kishte përshkuar më shumë se 3 mijë kilometra për të shijuar bregdetin shqiptar. Mirëpo, në ditën mbërritjes ishte penduar që kishte zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. A.D. nga Drenasi, në Durrës të Shqipërisë është rrahur nga pronari i një banese, në prani të dy vajzave dhe bashkëshortes së tij.

Ishte “fshehur” pastaj për katër ditë diku në Durrës, siç ka thënë ai, ‘për të shëruar plagët’ e për t’u kthyer në Nekoc të Drenasit, fshatin e tij të lindjes, shkruan Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Gjithçka kishte filluar mëngjesin e 16 korrikut, kur ai kishte shkuar në vendin që edhe vitin e kaluar i kishte kaluar pushimet, me shpresën që do të kalonte mirë edhe herën e dytë. Mirëpo, kësaj radhe ka thënë se nuk i ka gjetur kushtet e mëparshme dhe banesa në të cilën ishte vendosur, sipas tij, ka qenë e papastër.