ARKATANA

Të rinjtë e LDK-së në Kamenicë ndihmojnë familjet skamnore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i FRLDK-së Shkelzen Krasniqi dhe Alban Mehmeti sekretar i FRLDK-së ndanë ndihma për familje në nevojë me rastin e Festës së Bajramit.

Kryetari i FRLDK zoti Shkelzen Krasniqi theksoi se ky aktivitet simbolik dëshmon përkujdesin tonë për këto familje që jetojnë larg realitetit ekonomik të kohës dhe njëkohësisht është shprehje e kujdesit tonë ndaj më të varfëve.

Ndërsa sekretari i FRLDK , Alban Mehmeti tha se u munduam që këto familje të paktën për festen e Bajramit t`i gëzojmë, të mbushin sofrën e tyre dhe të solidarizohemi me këto familje me kushte të rënda ekonomike për festën e Bajramit.

Hidromorava

Ndihmuam mbi 5 familje me artikuj ushqimorë, si (miell, vaj, sheqer, kripë, makarona, supe, mish pule, pije, e ëmbëlsira,..)etj, artikuj higjenik (detergjent, shampon) dhe veshmbathje për fëmijë e të rritur.

Gjithashtu, disa familje simbolikisht u mbështeten me mjete financiare. Sot ndihmuam familjen Kosumi në Berivojcë, familjen Kastrati në Karaqev të Epërme, familjen F.Kallaba në Rogan, familja Q.Shabani në Shipashnicë të Poshtme dhe disa kryefamiljar me një shumë simbolike financiare.

Ne Forumi i Rinisë së LDK-së si brez i ri, zotohemi se do të vazhdojmë edhe aktivitete bamirëse edhe në të ardhmen në ndihmë të familjeve në nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.