ARKATANA

Haziri: PDK ndodhet në panik sepse po ua zbardhim dosjet dhe keqpërdorimet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri nuk po i merr me shumë seriozitet akuzat dhe dërgimin e lëndëve në Prokurori kundër qeverisjes së tij nga ana e PDK-së. Haziri për rajonipress tha se krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardha e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta që kemi gjetur.

Lutfi Haziri nuk po tregon shenja brengosjeje për akuzat dhe lëndët që po dërgon PDK në prokurori kundër qeverisjes së tij komunale raporton rajonipress.

Mobi Casa

Heshtja e Hazirit e ka një arsyetim që sipas tij ka të bëjë me panikun që po mbretëron në kampin e PDK-së. “Krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardha e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta” tha Haziri për rajonipress.

Haziri tha se zyrtarët e tij kanë konstatuar gjetje të shumta në qeverisjen e PDK-së dhe tani janë grumbulluar një numër i madh i dosjeve dhe rasteve ku janë konstatuar lëshime dhe tani ato vepra veç janë duke u hetuar.”Pos këtyre rasteve që janë duke u hetuar do të dërgohen edhe një numër tjetër për hetime. Keqpërdorimet dhe abuzimet nuk mund të fshihen duke akuzuar rrejshëm të tjerët. Kur hajni bënë me gisht- kjo i përngjanë” tha me ironi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: