Eko Higjiena

Kafshim ujku (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në vorbullën e ujit – këmbë e krye, në vorbullën e vetmisë – i plagosur, hije – shikim i vdekur. Shqetësimi m’i kafshon buzët e thara, lulen e kujtimit të venitur në sy.

Natë e vetmi. Kjo ëndërr e prekshme, ky pikëllim i padurueshëm zgjon lojërat e fëmijërisë…
Kot zgjas duart ta zë hijen e vetes sime – fëmijërinë.
Ajo është unë – nuk e zë.
Prapë vorbulla e ujit, shtjella e egër… e aty lulet veniten, tek i zhurit ëndrra.
Dhe, ja, unë i gjallë, mes hienash, me zemrën time për drekë, me syrin tënd për darkë!
Të lutem, rri sa më larg, të lutem, afrohu sa më afër, krejt njësoj është: bota ndaj nesh ka vetëm një emblemë, një kafshim ujku.

Mobi Casa

Ramadan Mehmeti