ARKATANA

Isufi: Nuk ka ndërhyrje nga ambasadat, se kush duhet të jetë pjesë e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Përkitazi me lajmin se zyrtarët gjermanë kanë kërkuar nga LDK dhe AAK dhe LDK që Lëvizja Vetëvendosje të mos jetë pjesë e Qeverisë, për Telegrafin u prononcuan Erzen Vraniqi dhe Ahmet Isufi.

“Nga mediat dëgjova për këtë. Kjo nuk është cekur në asnjë takim të Lëvizjes me bllokun opozitar LDK-AAK-NISMA”, ka thënë zëdhënësi i VV-së, Erzen Vraniqi,

UBT

Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se nuk ka asnjë ndërhyrje nga ambasadat perëndimore në Kosovë.

“Nuk ka ndërhyrje për këtë, por vetëm aprovim që sa më shpejtë të funksionalizohen institucionet e Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/