ARKATANA

Kurti në Manastir: Gjuha dhe alfabeti i njësuar janë themeli i bashkimit kombëtar

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë qendrore të 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku mbajti një fjalim të gjatë dhe simbolik mbi rëndësinë historike të alfabetit shqip dhe rolin e tij në ndërtimin e unitetit kombëtar.

Në një mbrëmje të organizuar në Manastir dhe të mbushur me përfaqësues të lartë politikë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe trojet shqiptare, Kurti falënderoi për mikpritjen, duke përshëndetur një numër të madh zyrtarësh, përfshirë kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, zëvendëskryeministrin Arben Fetai, ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, kryetarë komunash nga rajoni dhe përfaqësues të arbëreshëve të Italisë.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se alfabeti shqip është “kurorëzimi i evolucionit të shkrimit ndër shekuj” dhe se Kongresi i Manastirit mbetet një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare. Ai theksoi se standardizimi i alfabetit ishte shumë më tepër se një vendim teknik:

“Kombi nuk është në të kaluarën – është në të tashmen dhe të ardhmen. Politkisht bashkë na bën shkrimi i njësuar i gjuhës,” u shpreh Kurti.

Uji Dea

Kryeministri në detyrë rikujtoi se nga Manastiri e deri te Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, shqiptarët kanë punuar për ta ruajtur e zhvilluar gjuhën si elementin e vetëm që arrin të tejkalojë ndarjet krahinore, politike dhe ideologjike.

Ai nderoi figurat e mëdha të Rilindjes dhe Kongresit të Manastirit, duke përmendur Gjergj Fishtën, Mithat Frashërin, Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Parashqevi Qiriazin e shumë të tjerë, të cilët, sipas tij, “e vendosën gjuhën shqipe jo me akademi, por me Kongres”.

Kurti e përmbylli fjalimin me mesazhin se shkrimi i gjuhës shqipe “mbetet përjetësisht”, ashtu siç mbetet qenia shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.