Fundamenti

Hargreaves: Siguria evropiane është në zemër të miqësisë Kosovë-Britani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar miqësinë e thellë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar se partneriteti në fushën e sigurisë evropiane qëndron në qendër të kësaj marrëdhënieje.

Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Hargreaves bëri të ditur se ka zhvilluar diskutime me Komandantin e FSK-së, gjeneral Bashkim Jasharin, dhe Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, ku fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si një nga shtyllat kryesore të partneritetit mes Londrës dhe Prishtinës.

HW

“Siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës. Rikonfirmuam përkushtimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të FSK-së, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar Hargreaves.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi në sektorin e sigurisë po kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.