Eko Higjiena

Republika grabovciane, burim i pashtershëm korrupsioni

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Korrupsioni qeveritar dhe korrupsioni në sektorin privat, bashkë me mosndëshkimin e veprave të korrupsionit, ka mbetur një problem i madh i të drejtave të njeriut, shqetësim, i cili theksohet së fundi edhe në raportin e Zyrës për Demokraci, të Drejtat të Njeriut dhe Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas raportit, ndonëse ligji parasheh ndëshkime penale për korrupsion ndaj zyrtarëve të korruptuar, Qeveria nuk ka zbatuar ligjin si duhet.

SHUPLAKA AMERIKANE PËR DËSHTIMIN QEVERITAR NË KOSOVË

“Në një shtet, ku emërohen gjyqtarë e prokurorë përmes telefonatave nga njerëz si Grabovci, domosdo prodhon anarki institucionale, rrjedhimisht krim të organizuar dhe korrupsion enorm”, tha analisti Hidajet Ahmeti

Të korruptuarit po amnistohen nga drejtësia e kapur

Korrupsioni qeveritar dhe korrupsioni në sektorin privat, bashkë me mosndëshkimin e veprave të korrupsionit, ka mbetur një problem i madh i të drejtave të njeriut, shqetësim, i cili theksohet së fundi edhe në raportin e Zyrës për Demokraci, të Drejtat të Njeriut dhe Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

KKVITI

Sipas raportit, ndonëse ligji parasheh ndëshkime penale për korrupsion ndaj zyrtarëve të korruptuar, Qeveria nuk ka zbatuar ligjin si duhet. Përveç kësaj, mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit ka kontribuuar dukshëm në këtë problem. Tani me të drejtë po shtrohet pyetja e vazhdueshme se deri kur Kosova do të kritikohet për mosluftim e neglizhim të qëllimshëm të korrupsionit dhe të krimit të organizuar dhe të ketë një sundim të dobët të ligjit, nisur nga Qeveria e deri te organizmat e drejtësisë, të cilët nuk kanë fare vullnet dhe as që duan ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në mesin e tyre.

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se derisa Kosova të drejtohet nga kjo klasë e tanishme politike, vazhdimisht do të jetë vlerësuar dhe trajtuar me konstatime të njëjta edhe nga raportet vijuese ndërkombëtare. “Është theksuar shumë herë dhe mbetet edhe më tej krimi dhe korrupsioni si faktor kryesor pengues për liberalizim. Faktin pse e kemi këtë fenomen duhet kërkuar kryesisht në mosekzistimin e ligjit mbi subjektet dhe figurat politike në nivel lokal dhe qendror. Pa këtë ligj po munden të futen në politikë kryesisht njerëzit e korruptuar, me të kaluar të papastër, që kanë qenë edhe në shërbim të ishregjimeve dhe të njëjtin po janë të fuqishëm edhe tani, sidomos në përcaktimin e njerëzve në prokurori dhe nëpër gjykata”, theksoi Kelmendit.

Abuzimi qeveritar

Prof. i së drejtës Riza Smaka thotë se në vendin tonë akoma, mjerisht, korrupsioni, në forma dhe përmbajtje më se të ndryshme, vetëm po lulëzon, madje, pa asnjëfarë pengese institucionale, gjë që po vazhdon të mbetet njollë e zezë në të gjitha raportet ndërkombëtare për Kosovën. “Përkundrazi, nga institucione qeveritare të caktuara, korrupsioni, jo që nuk luftohet, por në trajta perverse stimulohet dhe drejtpërdrejt ushtrohet. Qeveria do të duhej të ishte e organizuar konform me Ligjin për Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, Qeveria qëllimisht nuk ka përgatitur Ligj për Qeverinë, në mënyrë që Kuvendi ta miratonte e pastaj të organizohej konform me të. Po të ishte Ligji në fjalë, Qeveria nuk do të mund të emëronte ministra me stafe përcjellëse tepër të kushtueshme sipas tekeve, por konform me ligjin. Së andejmi Qeveria absolutisht e për aq korruptivisht ka më shumë ministra sesa cilado Qeveri në shtetet përreth, madje edhe sesa shtete të mëdha të BE-së”, ka pohuar prof. Smaka. “Pasojat reflektohen në jetën e përditshme në të gjitha fushat, në shëndetësi, tregti, arsim etj. ku përditshëm manifestohen defekte serioze, dobësi evidente madje forma korruptive të ndryshme. Gjendjen e këtillë Qeveria aktuale nuk ka as vullnet politik as kapacitete funksionale për ta tejkaluar për të mirë”, tha Smaka për “Kosova Sot”.