Ecohigjiena

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

/ 2 minuta lexim

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se ambiciet e Serbisë përbëjnë kërcënim për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për portalin The Hungary Insider, Konjufca ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe marrëdhënieve paqësore me fqinjët, ndërsa pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë burim shqetësimi.

Ai ka thënë se Kosova e merr seriozisht rrezikun e një përballjeje të re të armatosur, duke rikujtuar pasojat shkatërruese të luftës.

“Populli ynë kërkon sigurinë për të ndërtuar jetën në paqe. Serbia, megjithatë, vazhdon ta pretendojë vendin tonë si pjesë të territorit të saj, përderisa ne nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj asnjë fqinji”, ka deklaruar Konjufca.

AR Katana

Kreu i diplomacisë kosovare ka theksuar gjithashtu se grumbullimi i forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe sulmet e fundit në veri të vendit kërkojnë vigjilencë të shtuar.

Sipas tij, çdo përqendrim i ri i forcave serbe përgjatë kufirit, apo sulm ndaj territorit dhe infrastrukturës kritike të Kosovës, do të përbënte përshkallëzim të rëndë të situatës.

Konjufca ka vlerësuar se parandalimi i zhvillimeve të tilla kërkon prani të fortë të NATO-s dhe koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë institucionet e saj të mbrojtjes, duke mbetur e përkushtuar ndaj diplomacisë dhe dialogut konstruktiv.

Në fund, Konjufca ka theksuar se paqja afatgjatë në Ballkanin Perëndimor mund të mbështetet vetëm në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.