Hidromorava

Ambasadori gjerman: Nuk përzihemi për koalicionet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori gjerman, Peter Blomeyer, ka hedhur poshtë mundësinë e përzierjes në situatën aktuale politike në vend, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Blomeyer, tha se gjatë këtyre dy viteve sa ka qenë në Kosovë, është përmbajtur që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Mendoj që një ndërhyrje e tillë nuk është normale, sepse ne e kemi objektiv që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur, prandaj unë mendoj që ne nuk do të duhej të ndërhynim as në interpretimin e Kushtetutës, sepse Kosova e ka gjykatën e vet kushtetuese, pastaj ne nuk do të duhej të ndërhynim as në vendimet e kryetarëve se kush do të duhej të nominohet për kryeministër, sepse ju e keni presidenten e juaj e cila është përgjegjëse për këtë, e ne nuk do të duhej të ndërhynim as në koalicionet e partive politike, sepse edhe ajo është çështje e tyre’, ka thënë Blomeyer, në një intervistë për RTK’në.

Fundamenti

Ai, tha se ka thashetheme të tilla por ato, porse ato sipas tij nuk qëndrojnë. Madje, Blomeyer, thotë se është edhe kundër bindjes së tij që të përfshihet në diçka të tillë. Ndryshe, Blomeyer, ka folur edhe për tema tjera. I pyetur për integrimin e Kosovës në BE, ai tha se së pari duhet të dihet se perspektiva e Kosovës për integrim në BE, është pranuar nga secili, duke përfshirë edhe shtet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Çfarë është e nevojshme për të arritur atje, shembull dialogu me Serbinë është kusht dhe ju duhet të vazhdoni me dialogun, gjithashtu edhe të luftoni korrupsionin, ky është një tjetër kusht i domosdoshëm që duhet të përmbushet nëse dëshironi të arrini në BE, këto duhet t’i dijë edhe populli i Kosovës dhe te mos i merr si ndërhyrje”, ka thënë Blomeyer.