HW

Zyrtarët e lartë amerikanë flasin rreth procesit në Hagë, e konsiderojnë të stërzgjatur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë folur ekskluzivisht për Televizionin Dukagjini rreth procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tony Hall – pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan dhe gjenerali i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mick Kicklighter, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth procesit të stërzgjatur, që e kanë cilësuar të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Hall, që ka qenë pjesë e Kongresit për 2 dekada, ka treguar se bashkë me ish-ministrin Ahmet Shala e ka vizituar Thaçin në Hagë.

“Po, i kam vizituar bashkë me Ahmetin, dy herë në fakt. Por, herën e parë që i kam vizituar edhe kemi biseduar. Jam takuar me zotëri Thaçin dhe lidershipin tjetër. I kaluam dy ditë duke biseduar me njëri-tjetrin dhe ishte vizitë e mirë, mësova shumë për ta dhe u ndjeva sikur ishte bekim për mua. Unë shkova atje ndoshta për t’iu ndihmuar atyre, por në fakt ata më ndihmuan mua, vetëm duke i dëgjuar dhe duke qenë pjesë e kësaj”, tregon Hall për RTVDukagjini.

Eco Higjiena

Për shkak të rrethanave, Mick Kicklighter, nuk ka pasur mundësi të udhëtoj në Hagë por tregon se ish-Presidentin Thaçi e takoi kohë më parë në SHBA.

“Jam takuar me Presidentin Thaçin para 7 vitesh në Uashington. Kishim diskutim të mirë, me rëndësi, dhe isha i impresionuar me aftësinë e tij dhe angazhimin e tij. Jam ndjerë i nderuar të flas me të. Kur dëgjova që ishte në burg për një kohë të gjatë, Ahmeti dhe unë u takuam, biseduam dhe u lutëm për të”, thotë oficeri amerikan Kicklighter.

Amerikanët e vlerësojnë të pakuptimtë e në anën e gabuar të historisë, kohëzgjatjen e gjykimit, veçanërisht kohën e kaluar në paraburgim.

“Është një situatë e trishtueshme që unë nuk e kuptoj dhe këta burra duhet të kthehen sa më parë në familjet e tyre dhe tek shteti i tyre, ata janë të gjithë liderë të jashtëzakonshëm”, përfundon Kicklighter.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.