Albin Kurti pas takimit: Jemi kundër dialogut pa parime
Blloku opozitar LDK-AAK-Nisma, dhe Vetëvendosje kanë zhvilluar takimin tjetër të radhës. Nga ana e tij, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë para gazetarëve se takimet do të shpeshtohen dhe do të mbahen me ekspertë të partive politike.
“Ne nuk jemi kundër dialogut me parime, por kundër dialogut pa parime siç ja bërë kryeministri në ikje, Hashim Thaçi dhe kryenegociatorja Edita Tahiri”, ka thënë Kurti.
Sipas burimeve brenda takimit, tema kryesore ka qenë zgjedhja e Kryetarit të kuvendit dhe gjetja e mundësive ligjore që këtë post ta marr blloku opozitar. /Indeksonline/
Ka filluar takimi LDK-AAK-Nisma dhe VV
Po mbahet takimi i radhës në mes të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendojses. Tema kryesore me të cilën po preokupohen liderët e këtyre partive është shqyrtimi i mundësisë për të marrë pozitën e Kryeparlamentarit.
Albin Kurti është nikoqiri i radhës i takimit në mes të liderëve të kampit opozitar LDK-AAK-Nisma dhe VV-së.
Takimi në mes të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit po zhvillohet në kohën kur presidentja Jahjaga ka caktuar datën e konstituimit e Kuvendit të ri, transmeton lajmi.net
Ndërkohë, grupi i partive opozitare ende nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje VV-së për kushtet që i kanë vënë këta të fundit për bisedimet me Beogradin, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, privatizimit të ndërmarrjeve publike si dhe disa pika tjera.


