ARKATANA

Kos për situatën e Kosovës: Na duhet një qeveri, nuk kam me kë të bisedoj – masat mund të hiqen së shpejti

/ 2 minuta lexim
HW

Në Bruksel u zhvillua Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili mblodhi udhëheqës evropianë, përfaqësues të vendeve kandidate, ekspertë politikash dhe aktorë të shoqërisë civile.

Gjatë gjithë debatit u diskutua për përparimet e shteteve, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, por Kosova nuk u përmend asnjëherë.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u pyet për këtë mungesë dhe për faktin që Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati për Bashkimin Evropian.

Kos tha se ende ekzistojnë kushte që duhet të përmbushen, por kjo nuk ndalon bashkëpunimin me Kosovën.

Uji Dea

Ajo theksoi se avancimi i procesit varet nga formimi i një qeverie të re dhe ratifikimi i një plani reformash në Parlament.

“Lajmi i mirë është se, që nga zgjedhjet lokale të fundit, gjërat kanë shkuar mirë dhe do të jemi në gjendje të heqim masat kundër Kosovës,” u shpreh Kos.

Ndërsa shtoi se veprimet e politikanëve vendorë janë vendimtare për ecurinë e procesit.

“Shpresoj, por ju lutem, politikanët tuaj duhet të ecin përpara. Na duhet një qeveri. Nuk kam askënd me të cilin të bisedoj. Kjo është e rëndësishme,” tha Kos. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.