Hidromorava

Zgjedhja e Qeverisë mund të zgjasë deri në vjeshtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kosova mund të hyjë në vjeshtë pa një Qeveri të re. Procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe ato për formimin e Qeverisë, mund të marrin deri në 4 muaj.

Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur të hënën që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret për 17 korrik. Nga kjo datë presidentes nis t’i rrjedhë koha për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Por, mund të aplikohet pauza nëse edhe çështja e kryeparlamentarit bëhet lëndë e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka dy pretendentë për të marrë postin e kryeparlamentarit: koalicioni parazgjedhor i PDK-së, që në zgjedhje ka fituar më së shumti vota (37 deputetë) dhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, që bashkërisht kanë diku rreth 10 për qind më shumë vota sesa subjekti fitues (47 deputetë). Të dyja palët kanë theksuar se do t’i drejtohen gjykatës, në rast se dëmtohen gjatë seancës konstituive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.