ARKATANA

Osmani priti Kryeministrin Rama, fokus koordinimi Kosovë-Shqipëri dhe zhvillimet rajonale

/ 2 minuta lexim
HW

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe zhvillimet rajonale.

Në fokus të bisedimeve ishte koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave strategjike të përbashkëta.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dyja shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit në kuadër të Bordit të Paqes, duke nënvizuar rolin e përbashkët në iniciativa globale që mbështesin dialogun, sigurinë dhe vlerat demokratike.

Uji Dea

“Kosova dhe Shqipëria janë të nderuara me ftesën nga Presidenti Donald Trump në Bordin e Paqes, si dëshmi e respektit dhe partneritetit me aleatët strategjikë”, u shpreh Osmani.

Të dy udhëheqësit riafirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy shteteve, duke përfshirë partneritetin ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Presidentja Osmani përgëzoi Kryeministrin Rama për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një zhvillim që forcon perspektivën evropiane të gjithë rajonit.

Në përmbyllje, Kryeministri Rama uroi Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për shtetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.