ARKATANA

Kandidati për kryeministër nuk kufizohet në PDK

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja Atifete Jahjaga është e obliguar ta propozojë për kryeministër fillimisht kandidatin që e prezanton PDK-ja, e nëse ai dështon ta formojë Qeverinë, atëherë e ka në dorë të vlerësojë se kandidati i cilit subjekt politik do të mund të merrte shumicën e votave në Kuvend, në mënyrë që ta mandatojë atë. Jahjaga shtrëngohet t’i shmangë zgjedhjet e reja.

Udhëzimet janë publikuar të martën nga Gjykata Kushtetuese.

United Hospital

Jahjaga ia pati adresuar asaj 12 pyetje përkitazi me mandatarin, pasi zgjedhjet e 8 qershorit e kanë nxjerrë PDK-në si parti të parë për kah numri i votave, me rreth 31 për qind, por kanë prodhuar edhe një koalicion paszgjedhor të LDK-së, AAK-së e Nismës, që bashkërisht kanë rreth 10 për qind më shumë vota sesa PDK-ja, shkruan Koha Ditore.

Secila nga këto dy kampe politike pretendonte se, mbështetur në Kushtetutë, u takonte mandatari për të formuar Qeverinë. Kushtetuesja ka dhënë verdiktin se mandatari fillimisht i takon subjektit që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.