ARKATANA

Mafio-oligarkët paralizuan ekonominë e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Konkurrenca e lirë ka kohë që ka vdekur në Kosovë. Një grusht i familjeve oligarkike zotërojnë gjithçka në pikëpamje ekonomike në Kosovë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, kompanitë e lidhura me pushtetin janë bërë super të pasur jo përmes një rruge të tregtisë së lirë, por duke shfrytëzuar lidhjet e forta me pushtetin.

KONKURRENCA E LIRË NË TREGTI KA VDEKUR

Kaçaniku: Kur nuk vepron ligji, veprojnë grupet mafioze

Konkurrenca e lirë ka kohë që ka vdekur në Kosovë. Një grusht i familjeve oligarkike zotërojnë gjithçka në pikëpamje ekonomike në Kosovë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, kompanitë e lidhura me pushtetin janë bërë super të pasur jo përmes një rruge të tregtisë së lirë, por duke shfrytëzuar lidhjet e forta me pushtetin.

Analistët dhe përfaqësuesit e biznesit shprehet se pa ngjalljen e konkurrencës së lirë në asnjë mënyrë në Kosovë nuk pritet se do të mund të kemi një ekonomi të shëndoshë e as mirëqenie të qytetarëve tanë.

Mobi Casa

Kreu i AKB-së, Agim Shahini theksoi se konkurrenca e lirë në Kosovë në disa raste është e lënduar dhe kjo vlen për disa sektorë të veçantë dhe që këtë e ka vërtetuar edhe Autoriteti Konkurrencës.”Institucionet e shtetit të Kosovës duhet që të veprojnë në këtë drejtim në bazë të rregullave të ekonomisë së tregut dhe të Kushtetutës së Kosovës me synimin që të ndalojnë çdo konkurrencë të jashtëligjshme, përfshirë këtu edhe informalitetin që është më i madhi në regjion, por edhe duke i ndërprerë favoret që dikush ndokujt ka mundur që t’ua bëjë”, shprehet ai. Shton se institucionet e Kosovës e kanë përgjegjësinë më të madhe për këtë çështje dhe për këtë qëllim ata duhet të sigurojnë biznesin, duke dëshmuar se në Kosovë nuk ka konkurrencë që e rrezikon dikush tjetër, përveç tregut. “Disa kompani në të kaluarën e afërt në Kosovë janë rritur e fuqizuar aq shumë dhe kanë krijuar fuqi aq të madhe, saqë të lënë përshtypjen që edhe vetë shteti i ka krijuar ato monopole. Ndaj, Qeveria aktuale duhet që të luftojë edhe më tutje këtë dukuri negative, në mënyrë që të kemi një treg të lirë dhe të barabartë për të gjitha bizneset, sepse vetëm kështu ecet përpara”, ka theksuar Shahini. Nënkryetari i përbërjes së re të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ahmet Krasniqi theksoi se si Autoritet i Konkurrencës do ta zbatojë konkurrencën e lirë në tregun e Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sadiku: Monopolet në ekonomi janë kundërshtari më i keq i tregut të lirë

Eksperti i ekonomisë Dr. Muhamet Sadiku theksoi se çështja e konkurrencës është esenciale për zhvillimin e kapitalizmit. “Nëse dëshirojmë të kemi kapitalizëm liberal, që krijon vlera në njëmendta ekonomike, sociale, atëherë duhet të krijojmë një fundament të qëndrueshëm të ekonomisë, që funksionon në bazë të lëvizjes së lirë të mallrave dhe kërkesës agregate prej të cilës edhe varet formimi i çmimit në treg”, është shprehur ai.

Sadiku theksoi se monopolet janë kundërshtari më i keq i tregut të lirë. “Rrethanat kanë treguar se vetëm me një konkurrencë të sinqertë e të barabartë mund të kemi një privatizim të suksesshëm, pastaj të investimeve publiko- private me partnerët e huaj. Ndaj, sa herë që tregu përkeqësohet në Kosovë nga ndërhyrjet abuzive të qeveritarëve tanë, atëherë kjo do të rezultojë me pengesa serioze të ardhjes së investimeve të jashtme”, është shprehur ai. Shton se edhe te popullata ekziston një simpati për një treg të lirë./kosova sot/