FIDANISHTJA

Universiteti i Gjilanit, planifikon mbi 500 vende për studentë nga Lugina e Preshevës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arben Dërmaku, tha se një nga qëllimet e Universitetit është që krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit, të krijojë hapësirë të mjaftueshme për studentët edhe nga Lugina e Preshevës

Senati i Universitetit ”Kadri Zeka” në mbledhjen e gjashtë që mbajti sot, nën drejtimin e rektorit, Arben Dërmaku, diskutoi për përgatitjet për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2014/2015.

Në këtë mbledhje u vendos që t’i propozohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, regjistrimi i 2 mijë e 411 studentëve të rinj, nga të cilët 2021 të rregullt dhe 390 me korrespondencë.

Uji Dea

Në kuadër të këtij propozimi, parashihen edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina e Preshevës, ku numri i përgjithshëm i rezervuar për ta është 535 studentë, përkatësisht 415 të rregullt dhe 120 me korrespondencë.

Arben Dërmaku, tha se një nga qëllimet e Universitetit është që krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit, të krijojë hapësirë të mjaftueshme për studentët edhe nga Lugina e Preshevës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: