UBT

Shteti i dorëzuar para korrupsionit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zyrtarët janë bërë imunë ndaj kësaj dukurie,Bazuar në vlerësimin e analistëve politikë në vend, për mënyrën se si po e heshtet dhe po zvarritet lufta kundër krimit dhe korrupsionit nga institucionet për zbatimin e ligjit, që edhe sipas raporteve ndërkombëtare po cilësohen si shumë të ndikuara nga politika, del konstatimi se zyrtarët e lartë të shtetit dhe institucionet janë bërë krejtësisht imunë edhe ndaj alarmit të pandërprerë, nga opinion i brendshëm dhe i jashtëm, për nivelin alarmant të korrupsionit që ka mbërthyer shtetin e Kosovës.

Sipas Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, punimet e të cilit u zhvilluan dy ditë më parë, rezultatet antikorrupsion mbesin kushti kryesor dhe i fundit edhe për liberalizimin e vizave. Edhe në Prishtinë, po ashtu, derisa kryeministri Mustafa fliste për reformat ekonomike, përfaqë- suesja e BE-së, Natalia Apostolova, ia “ngre veshin” duke ia tërhequr vërejtjen për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Të dyja këto situata rënduese për perspektivën evropiane të Kosovës, sipas analistëve politikë, janë pasojë e lidershipit të papërgjegjshëm të Kosovës që nuk ka vullnet për luftimin e dukurive negative, që nuk i jep as mbështetje politike institucionit të sundimit të ligjit.

Mekanizmat e kotë antikorrupsion

KKVITI

Politologu Hidajet Ahmeti vlerëson se imazhi i shtetit të Kosovës në këto vitet pas shpalljes së pavarësisë është duke u rrezikuar seriozisht nga lidershipi qeveritar, për shkak të dështimit të vazhdueshëm në realizimin e premtimeve, për luftimin e krimit dhe korrupsionit e në favor të interesit qytetar dhe ndërtimit të shtetit. “Korrupsioni bëhet në forma të ndryshme, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, duke përdorur çdo rrugë antiligjore për interesa të ngushta personale e klanore. Kosova, si një shtet në tranzicion, është e paarsyeshme të vazhdojë me një trend të tillë të krimit dhe korrupsionit, duke u pasuruar e duke e dëmtuar shtetësinë në substancë. Kosova është lidere në rajon për mekanizma antikorrupsion e shkalla e krimit dhe korrupsionit është enorme. Faktikisht, në njërën anë këta mekanizma janë krijuar për rehatinë e militantëve partiakë, kurse në anën tjetër për të hedhur hi në sy të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve kinse po luftohen krimi dhe korrupsioni”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se krerët institucionalë, si në nivel lokal dhe atë qendror, janë në dijeni për shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit, por nuk e kanë vullnetin për të luftuar këto dukuri negative. “Pa marrë parasysh fushatën e propagandave nga liderët institucionalë dhe themelimin e mekanizmave antikorrupsion, krimi dhe korrupsioni në vazhdimësi kanë pësuar rritje, edhe pse në disa raporte të sponsorizuara nga Qeveria pohojnë se kemi rënie të krimit dhe korrupsionit në institucione publike”, u shpreh ai./kosova sot/