Eko Higjiena

Anëtarësia e PDK-së në Gjilan nuk e meriton këtë kryesi të mjerë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Fatlum Zeneli – Duke u nisur nga procesi zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, problemet e vazhdueshme brenda kryesisë së degës deri te humbja e zgjedhjeve komunale, pastaj mos guximit të kryesisë për të bërë një analizë të rezultatit zgjedhor, do të duhej të jepte llogari edhe e tërë kryesia me dorëheqjen e tyre për humbjen e zgjedhjeve lokale dhe nuk mjafton vetëm dorëheqja e kryetarit të degës dhe e nënkryetarit të saj.

Kjo kryesi e degës së PDK-së e ka sjellë gjendjen ditë e më keq në strukturat dhe anëtarësinë e saj në Gjilan. Niveli i përgjegjësisë në këtë kryesi që nga fillimi i mandatit të saj ka qenë e mjerueshme dhe kështu në degën e Gjilanit kanë ndodhë lëvizje të pingpongut politik, imponime të kryetarit të degës, pastaj tërheqjen e tij, imponimin e tjetrit, tërheqjen e tij, së fundi vendosjen e koordinatorit të degës, nga niveli i papërgjegjësisë së kësaj dege për të zgjedhur një kryetar dege që do ndryshojë kahien negative të kësaj dege.

Caktimi i kandidatëve për deputet nga kryesia e degës së PDK-së në Gjilan, tregon mjerimin e vërtet të kësaj kryesie. Të vazhdosh ende me qasjen e njëjtë sikurse në zgjedhjet lokale, e tregon qysh tani rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Me votimin e kësaj kryesie për kandidatët për deputet, është votuar kundër disponimit të qytetarëve të Gjilanit, kundër përfaqësimit të denjë të interesit të tyre në Kuvendin e Kosovës në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, kundër anëtarësisë së PDK-së dhe strukturës së gjerë të saj, është votuar kundër fitores së PDK-së në Gjilan, është votuar edhe kundër vet mendimit të kryetarit të PDK-së Hashim Thaçit.

Kryesia e mjerë e kësaj dege, të votojë me më së shumti vota kandidatë të cilët as familjet e tyre të ngushta nuk e kanë mbështetur PDK-në, por një subjekt tjetër politik, kandidate të cilët as vet nuk e kanë votuar në zgjedhjet e kaluara kandidatin e PDK-së për kryetar të Gjilanit, kjo është një absurditet i llojit të vet.

Po ashtu koordinatorit të degës shpejt i hyri vetja në qejf për të kandiduar për deputet, duke e harruar rolin e tij të cilin e mori pak ditë më herët. Të cilin rol tani nuk mund ta luaj, sepse qëllimi i tij tanimë nuk mund të jetë interesi i degës por interesi i tij personal për të fituar kandidatura e tij për deputet, kjo është no comment.

Që nga fillimi ky koordinator bëri ç’kordinimin e Rinisë Demokratike në degën e PDK-së në Gjilan, sepse imponoi në krye të rinisë në degë, menjëherë kushëririn e tij, ish-kryetarin e Rinisë (tani me moshë mbi 30 vjeç), gjë që irritoi shumicën absolute të strukturës së rinisë demokratike, pra ky na qenka “Hollbruku i Gjilanit”.

KKVITI

Nuk është vetëm ky rast që është në garë dhe nuk ka arritur të marrë votat as për ulësen e Këshilltarit Komunal, dhe gjithsesi gjendet lartë në “ Listën e Kryesisë së Degës “. Në këtë listë klanore gjenden disa nga kandidatët e garës së fundit Komunale të cilët nuk i preferoi qytetari i Gjilanit, kjo për të qenë edhe më e qartë se niveli demokratik i kësaj kryesie është zero.

Por prapë dihet mirë që kryetari i partisë nuk do t`i lejojë këto lojëra të ulëta të kësaj kryesie, nuk do të fus kandidat për deputet në listën e PDK-së emra të dështuar të Gjilanit, sidomos atyre që para pak ditëve në Gjilan, në takim të kryesisë së degës ia tregoi se ku e kanë ata vendin, që as familjet e tyre nuk i kanë mbrapa në parti.

Pra kështu kjo kryesi e mjerë, vazhdoi me të vjetrën duke i votuar prapë me më së shumti vota po për ata kandidatë për të cilët foli i pari i PDK-së në Kosovë, pra votuan kundër mendimit të Hashim Thaçit, votuan kundër mendimit të votuesve, strukturave dhe anëtarëve të PDK-së në Gjilan.

Po të ishte momenti, sigurisht që nga shumica e strukturave të degës së PDK-së nuk do të mungonte kërkesa për dorëheqjen e kësaj kryesie të mjerë dhe nuk do të mungonte një mbështetje serioze nga ana e Kryetarit të Partisë për ta trajtuar dhe shëruar mirë këtë degë të PDK-së, e cila ka vite të tëra që po lëngon shumë nga një sëmundje e rrallë.

Jemi ku jemi, por jemi të sigurt që kryetari i PDK-së do të kandidojë më të mirët nga Gjilani për në listën garuese për deputet dhe do t`i tregojë kësaj kryesie të mjerë që kërkah nuk jeni sikurse që nuk keni qenë që nga fillimi.

Fatlum Zeneli, Aktivist i RDK-së Dega Gjilan dhe Kryetar i Nëndegës