United Hospital

Brahimi u largua nga Shqipëria për shkak të dialektit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mërgim Brahimi ka theksuar se largimi i tij nga Kombëtarja e Shqipërisë për t’u bashkuar me Zvicrën kishte të bënte me dialektin. Ai theksoi se atë nuk e kuptonin në Shqipëri dhe për këtë arsye u largua për t’u bashkuar me të rinjtë e Zvicrës.

Konsiderohej si një ndër lojtarët më me perspektivë të Shqipërisë, por atëherë kur llogaritej se kur mund të përfshihej në Kombëtaren A, Mërgim Brahimi braktisi kuqezinjtë.

Gjithçka u konsiderua si një tradhti, sepse i riu ndërkohë e kishte veshur fanellën e kuqezinjve. Por nuk mbaroi me kaq. Disa muaj më vonë ai u pendua dhe kërkoi të rikthehej, por FSHF-ja i mbylli dyert, edhe për ta bërë shembull për të tjerët, pasi kush e refuzon njëherë Shqipërinë, nuk ka më shanse të rikthehet.

Tani që është siguruar se nuk ka më asnjë shans të vishet kuqezi, ka “zbuluar” arsyen e fortë se përse nuk qëndroi me Shqipërinë, përcjell e përditshmja shqiptare, ‘Panorama-Sport’.

FIDANISHTJA

“Flisja me dialekt kosovar edhe nuk më kuptonin”, ka thënë mesfushori i Grasshopersit. Në Zvicër mund ta vlerësojnë këtë, por në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, nuk mundet ta besojnë kurrsesi. Pse? Thjesht sepse kuqezinjtë nga Kosova sot përbëjnë pjesën dërrmuese të Kombëtares shqiptare dhe aty çdo kosovar ndihet si në shtëpinë e tij. Nëse Brahimi nuk kuptohej me Gjokajn, Matoshin, Shalën, Nezirajn, Gavazajn, Rrahmanin, atëherë me siguri që kjo nuk ka të bëjë me dialektin, shkruan tutje ‘Panorama Sport’.

“Unë nuk u ndjeva komod te Shqipëria. Unë jam kosovar, kam një dialekt tjetër nga shqiptarët dhe kisha vështirësi të kuptohesha”, u shpreh tutje Brahimi.

Ky i fundit u rikthye për të luajtur për Zvicrën, mirëpo së fundmi ka shprehur dëshirën e tij që të luajë me Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.