Fshati Nasalë i lënë pas dore nga të gjitha pushtetet
Gjilan – Asnjëherë në jetë pushtetarët e komunës nuk i kanë dalë në ndihmë. Të shtojmë se, vetëm pas luftës, kur erdhi në pushtetin komunal LDK-ja, rrugën ua ndërtoi nga fshati Lladovë e gjer në Nasalë me zhavor e asgjë tjetër. Kjo rrugë edhe sot e kësaj dite është një lloj “kanceri” për banorët e këtij lokaliteti. Sa herë fshatarët marrin rrugën për qytet, Gjilan apo diku tjetër, mezi ia dalin udhëtimit nëpër gropa dhe nga balta. Me një fjalë, është për t’u vajtuar jo vetëm një ditë e një natë, por me javë e muaj të tërë. Vërtet, fshat i lënë pas dore. Pushteti i para do kohe ua rregulloi rrugën lladovasve gjer te plevishta, por edhe banorëve të llashticas e fshatrave të tjera, e nasalave nuk ua ndërtoi asnjë metër me asfalt! Për ta dokumentuar më mirë të vërtetën e kësaj “gjendjeje” flasin shumë argumente. E para se, kur pushteti i sapo iku, u premtoi banorëve nasalas rrugën, ujin e shumë të mira të jetës.
Nasala është fshat jo aq i madh në komunën e Gjilanit. Ka jo aq shumë banorë. Këtu sot jetojnë afro 32 familje. Është fshat që i takon pozitës së rrafshtë. Kryesisht, këta banorë të kësaj pjese të komunës së Gjilanit, jetojnë nga bujqësia e blegtoria. Ndonëse është fshat i vogël, nga këtu kanë dalë shumë profesorë, disa motra medicionale, mësues, arsimtarë, edukatore, por edhe profesione të tjera. Në këtë fshat filloi punën shkolla fillore nga viti 1952.
Thonë se, objektin e kanë ndërtuar vetë fshatarë në mënyrë vullnetare. Por, sot Nasala ka një pamje tjetër. Është fshat që nuk i lakmon qytetit. Janë ndërtuar me dhjetëra shtëpi të reja bashkëkohore. Me fjalë të tjera, fshati ka ndryshuar mjaft. Këtë pamje të bukur ia kanë ndryshuar të rinjtë mërgimtarë të këtij lokaliteti. Por, ky fshat i vogël ka halle të mëdha.
Asnjëherë në jetë pushtetarët e komunës nuk i kanë dalë në ndihmë. Të shtojmë se, vetëm pas luftës, kur erdhi në pushtetin komunal LDK-ja, rrugën ua ndërtoi nga fshati Lladovë e gjer në Nasalë me zhavor e asgjë tjetër. Kjo rrugë edhe sot e kësaj dite është një lloj “kanceri” për banorët e këtij lokaliteti. Sa herë fshatarët marrin rrugën për qytet, Gjilan apo diku tjetër, mezi ia dalin udhëtimit nëpër gropa dhe nga balta. Me një fjalë, është për t’u vajtuar jo vetëm një ditë e një natë, por me javë e muaj të tërë. Vërtet, fshat i lënë pas dore. Pushteti i para do kohe ua rregulloi rrugën lladovasve gjer te plevishta, por edhe banorëve të llashticas e fshatrave të tjera, e nasalave nuk ua ndërtoi asnjë metër me asfalt! Për ta dokumentuar më mirë të vërtetën e kësaj “gjendjeje” flasin shumë argumente. E para se, kur pushteti i sapo iku, u premtoi banorëve nasalas rrugën, ujin e shumë të mira të jetës.
Por, këto “gjera” nuk ndodhën as sot e kësaj dite. E më e keqja ishte se, kur vinin ditët e fundit të zgjedhjeve lokale e të tjera, “argatët” e pushtetit komunal vraponin dhe ua hudhnin nga tre apo katër makona me rënë në rrugë. Kështu fshatarët nasalas mashtroheshin si ishin mashtruar shumë herë të tjera. Pra, nasalasit u zhgënjyen dhe pësuan keq nga premtimet e dhëna të pushtetit sapo iku. Ua premtuan ujësjellësin, edhe kjo gjë ka mbetur si poezia e Nolit: “pranë detit i pa larë!” Janë sjellur gypat gjer në fshat, por ujë fshati nuk ka.
Pra, ky fshat nuk është i përkrahur nga askush. Para do dite, në Zhegër u bë përurimi i ujësjellësit. Zhegrasit fituan ujin nëpër fshat, por ky “element” i rëndësishëm u mungon familjeve të nasalasve. Ata sot reagojnë, protestojnë, kritikojnë e flasin kuluareve, por zëri i tyre shkon në vesh të shurdhër. Një e vërtetë është se, ky fshat posedon ujin e thartë me bollëk. Ky ujë pihet e s’pihet! S’pihet, për faktin se, puset (bunarët) shterojnë nga thatësia, e herë vërehet se e ka humbur shijen e mëparme të ujit të thartë. Siç dihet, këtu, në fshat është hapur një pus mbi 150 metra thellësi. Shpimi është bërë para disa viteve nga disa mjeshtër nga Maqedonia. Për të ardhur gjer te uji i kërkuar apo për shfrytëzimin e tij si ujë natyral, pronarit Xh. Veliut iu dhashtë të investojnë shumë para. Nga shpimi mbi 150 metra, uji ka dalë i thartë dhe 32 grada i nxehtë. Më tepër se dy vite ky ujë ka dalë mbi sipërfaqe të tokës dhe është derdhur në lumin Morava.
Punëkryesi qe i gëzuar, për faktin se nuk i kishte ndodhur në asnjë vend kështu të dali uji mineral mbi tokë e me sasi të madhe. Pronari, pas një kohe e mbylli, me të vetmin qëllim që të mos i dëmtojë puset tjera që të shterojnë. Uji është shumë shërues. Ka hekur e elemente të tjera për trejte.
Por, s’ka kush t’i dali zot për ta shfrytëzuar mu në këtë kohë kur në çdo mes ndihet mungesa e ujit. E, në Nasalë, fshat afër Gjilanit, uji fle nëntokë vetëm 5 metra thellësi. Por, edhe një gjë është interesante se, uji i thartë buron edhe mbi ujin e Moravës së Binçit. Ka shumë kroje të tharta që vlojnë nëpër Moravë, buzë këtij lumi. Në anën tjetër, nasalasit, këtë ujë të thartë nuk e përdorin për pastrimin e rrobave. Andaj, ata edhe sot e kësaj dite vuajnë për të pasur ujë të rëndomtë për amvisni.
Nga kjo “gjendje” e mos pasjes së ujit për amvisni, shumë banorë janë shpërngulur duke ia mësyer qytetit apo ndonjë nga fshatrat e afërta. Kjo “gjendje” po ia zbeh pamjen dhe rëndësinë që e ka ky fshat me shumë bukuri natyrore. Pse jo? Nasala është fshat i rrethuar nga të katër anët me gjelbërim dhe me kullosa të pasura.
Askush nuk ua qanë hallin këtyre fshatarëve, të cilët kanë nevojë jo vetëm për rrugë, ujë, por edhe për transport urban, i cili do t’i gëzonte shkollarët që udhëtojnë në qytet apo shkollën e Zhegrës. Se kush duhet të interesohet për këto halle të nasalasve, askush nuk e di?! E, nasalasit reagojnë, flasin e kritikojnë organet e komunës, të cilat, ndonëse u kanë premtuar për rrugë, ujë e “të mira” tjera, edhe sot e kësaj dite këto fjalë nuk u realizuan në praktikë. Pra, Nasala, fshat i papërkrahur dhe i lënë pas dore./tefik selimi/rajonipress/

