Disa fshatra të Vitisë mbesin pa energji elektrike
Gjilan – Më 25.02.2017 në NS 35/10 kV, Rrafshina do të shkyçet: Dalja 10 kV Begunca (61067010) prej orës 12:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Begunca, Lubisht, Shoshar, Letnicë dhe Vernakoll.
Arsyeja e shkyçjes: Punime nga firma Eling, eliminimi i vërejtjeve në LP 10 kV./rajonipress/


