Eko Higjiena

Pazaret me Listën, Demarkacioni sjell edhe ‘Zajednicën’

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës ka vendosur që Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi ta riprocedojë në Kuvend në fillim të muajit mars, pasi ka përfunduar punën Komisioni për Matjen e Territorit, pavarësisht që edhe në këtë raport të ri të komisionit për matje nuk ka ndryshime nga versioni i kaluar, përderisa partitë opozitare paralajmërojnë sërish kundërshtimin e marrëveshjes.

Pa votat e serbëve, nuk ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi,shkruan gazeta Kosova Sot.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi ta riprocedojë në Kuvend në fillim të muajit mars, pasi ka përfunduar punën Komisioni për Matjen e Territorit, pavarësisht që edhe në këtë raport të ri të komisionit për matje nuk ka ndryshime nga versioni i kaluar, përderisa partitë opozitare paralajmërojnë sërish kundërshtimin e marrëveshjes. Por, çka nëse serish nuk kalon Demarkacioni në fillim të marsit në Kuvend? Me të drejtë po shtrohet pyetja se a po mbetet përfundimisht populli i Kosovës pa liberalizim të vizave si pasojë e klasës politike të inkriminuar dhe të kriminalizuar që nuk arrin të gjej konsensus për tema të mëdha nacionale, qoftë si klasë politike në pozitë, ashtu edhe në opozitë? Pozita e uritur për të zhvatur popullin lufton me çdo kusht ta ruajë pushtetin, ndërkaq opozita e uritur për pushtet po kundërshton gjithçka që propozon dhe prodhon koalicioni qeverisës, duke parë vetëm anën e errët të medaljes dhe si pasojë qytetarët mbesin pa liberalizim të vizave. Në gjithë këtë rrëmujë del konstatimi se krejt kjo klasë politike është e papërgjegjshme dhe që nuk dallon fare njëra parti nga tjetra. Sipas njohësit të fushës së të drejtës, Ilir Fetahu, duhet të tejkalohen dallimet dhe të mbrohen interesat e shtetit.

Reciprocitet për kufirin

Hidromorava

Fetahu thotë se shënjimi i vijës kufitare me vendet fqinje është një domosdoshmëri të finalizohet, është në interes jetik për shtetin e Kosovës që të përfundohet me të gjitha shtetet në fqinjësi, në këtë rrafsh edhe me Malin e Zi, që është tani në proces. “Kur definohen përfundimisht linjat e kufijve të shtetit, vetëm atëherë de fakto dhe de jure njihet shteti edhe nga fqinjët e vet. Mirëpo, vija kufitare e shtetit të Kosovës me cilindo shtet qoftë nuk guxon dhe nuk duhet të bëhet me nguti dhe me veprime të pamatura, kuturu, dhe nuk duhet të aplikohen aso standardesh dhe kriteresh të cilat nuk janë aplikuar në asnjë rast tjetër të kësaj natyre, që nuk ka ndodhur askund në botë”, ka thënë Fetahu. Sipas tij, ky proces duhet të përmbyllet me veprime të kujdesshme, duhet të bëhet mirë dhe në interes të të dyja palëve, duhet saktë të dihet se ku është kufiri tradicional ndërmjet Kosovës me Malin e Zi dhe duhet të dihet saktësisht se kush po humb dhe kush po fiton, a po rritet ose a po zvogëlohet territori i Kosovës me këtë demarkim të vijës kufitare dhe a po rritet apo po zvogëlohet territori i Malit të Zi. “Nëse ka tendenca të rritjes së territorit të Malit të Zi le të merren vesh që nga ky ridefinim të fitojnë të dyja palët baras, sepse është një definim përfundimtar i vijës kufitare të trashëguar si kufi administrativ nga ish-Jugosllavia dhe jo të thuhet se këto janë hartat tona kadastrale dhe pala malazeze të futet deri në thellësi, gati t’i ofrohen qytetit të Pejës. Pra, qëllimi është që duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk diskutohet fare se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për Kosovën, por ai proces ka edhe kritere të tjera, që janë akoma më të rëndësishme për një shtet, luftimi i krimit dhe korrupsionit, si veprime të shtetit ligjor”, u shpreh Fetahu.

Ngutja qeveritare

Analisti Jeton Kelmendi konsideron se kjo situatë, në të cilën e ka sjellë aktualisht koalicioni PDKLDK vendin me marrëveshjen për Demarkacion dhe zgjidhjen e dëmshme për Kosovën, është një dëm historik që po kanoset t’i faturohet shtetit të ri të Kosovës, prandaj edhe pushteti po provon të gjithë mekanizmat e mundshëm që t’i kalojë gabimet e deritanishme në dëm të shtetit, vetëm e vetëm që përgjegjësit t’i ikin gjykimit para ligjit. Kelmendi gjithë përgjegjësinë për këtë situatë ia hedh klasës politike në pozitë. Madje ai është i bindur që PDK dhe LDK nuk mund ta kalojnë këtë marrëveshje edhe pa një kompromis tjetër të dhimbshëm me listën serbe, pa iu garantuar atyre deputetëve se do ta bëjë edhe Asociacionin, prandaj ky pazar i madh për liberalizimin e vizave është precedent i papranueshëm. “Qeveria edhe mund ta hutojë opozitën duke paralajmëruar se do ta çojë Demarkacionin në Kuvend për ratifikim në fillim të marsit, por nuk përjashtohet mundësia që ta procedojë edhe më herët për ta zënë të papërgatitur opozitën dhe të pakënaqurit me këtë pazar të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Tani problemi qëndron në atë se kjo lojë është një tentativë për t’i bindur deputetët e koalicionit për ta votuar marrëveshjen për shitjen e asaj toke Malit të Zi, sepse për opozitën nuk e kanë hallin”, theksoi ai. “Tani, pas maskaradës së komisionit të Isa Mustafës, të cilin e udhëhoqi Hiv-Ziu Islami, duket se disa deputetë me dilema janë bindur pro Demarkacionit, mirëpo nuk duhet harruar se votat e serbëve janë kundër nëse nuk u garantohet se Qeveria do ta procedojë edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe, prandaj druaj se Qeveria po tenton ta legalizojë shitjen e tokës Malit të Zi dhe për t’i pasur votat e serbëve edhe mund t’u ketë garantuar fshehurazi se do ta kalojë edhe ‘Zajednicën’, që i bie se kjo qeveri pa u rrezuar do t’ia bëjë dy të zeza Kosovës”, tha Jeton Kelmendi për ‘Kosova Sot’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.