UBT

Haliti nënshkruan një memorandum me të cilën do të përfitojnë kultivuesit e dredhëzës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë pritur sot në takim përfaqësues të kompanisë “Besjana G” nga Ferizaj. Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për shpërndarjen e fidanëve të dredhëz për 10 fermerë në një sipërfaqe nga 10 ari për çdo fermerë përfitues.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha se kjo komunë në bashkëpunim me donatorët dhe kompanitë private po siguron projekte të qëndrueshme me të cilën fermerët gjenerojnë të ardhura.

UBT

Kurse Veton Ademi, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se ky memorandum është në bashkëpunim në mes të Komunës së Vitisë dhe Projektit Agro-USAID dhe përveç fidanëve fermerët përfitues do të pajisjen edhe me sistem të ujitjes dhe foli të zezë.

Përndryshe sipas tij memorandume ofron për fermerët kontratë 3 vjeçare me kompaninë “Besjana G” në Ferizaj e cila do të bënë grumbullimin e frutave./rajonipress/