Vritet një shqiptar në Itali
Të shtëna dhe gjak, gjatë natës së lënë pas në një shesh të Veronas në Itali. Nga hetimet e policisë rezultoi se viktima ishte një 42 vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili punonte në ndërtim, por që rezultonte me disa precedetnë penalë.
Mësohet se shqiptari është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi në duar iu gjetën çelësat e shtëpisë.
Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, por dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një prite, për larje hesapesh.


