Vriten tre fëmijë me thikë, nëna mbetet e plagosur
Një tragjedi e rëndë është shënuar në një familje shqiptare në Bergamo, të Itali. Në rrethana ende të pa qarta kanë mbetur të vrarë tre fëmijë dhe është plagosur rëndë nënë e tyre.
Sipas policisë fëmijët e vrarë janë tre vajza të moshës 14 vjeçe, 11 vjeçe dhe 4 vjeçe, të cilat janë gjetur në banesë të vrara me thikë.
Policia është vënë në dijeni nga fqinjët e familjes shqiptare, dyshimi i policisë është se fëmijët, mund të jene vrarë nga nëna e tyre, por dyshohet edhe për një sulm nga persona të tjerë.
Familja shqiptare është e divorcuar dhe policia ka nisur hetimet edhe për babain e fëmijëve.


