Mobi Casa

Xherdan Shaqiri, 1 milion fansa në Facebook

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Futbollisti shqiptaro-zviceran që luan për Bajernin, Xherdan Shaqiri, ka shënuar një moment tjetër historik, duke arritur të ketë mbi 1milion pëlqime të tifozëve në rrjetin social Facebook.

Superylli kosovar i Bayern Munchenit është krenar për këto shifra.

KKVITI

Në faqen e tij zyrtare në Facebook Xherdan Shaqiri ka falënderuar të gjithë fansat që e ndjekin.
„Faliminderit, Thank you, danke, obrigado“, shkruan Shaqiri.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova është futbollisti i parë shqiptar që arrin 1 milion pëlqime të tifozëve në Facebook./albinfo.ch/