ARKATANA

Gjon Bisha dhe arritjet e tija në teknologjinë botërore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këto ditë në faqet e informacionit industrial të Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara gjejmë emrin e shqiptarit Gjon Bisha me origjinë nga Vau – Dejes Shkodër me banim dhe me punë në Itali.

Bisha mbaroi studimet në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona në shkencat informatike e automazione industriale. Punon në fushën e elektronikes. Një njeri me pasione të mëdha për shkencën dhe teknologjinë ku ka bëre emër për kualitetin e tije të lartë profesional e si qytetar këtu në Itali.

Për një kohë jo shumë të gjatë rreth 2 vjeçare me këmbënguljen e tij dhe pasionin studion mënyra dhe aplikon teknika të avancuara të makinave automatike distributore. Këto ditë u regjistrua dhe u publikua patenta(brevetto) në Evrope dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uji Dea

Një arritje që sipas kërkimit të dokumenteve nga inspektoret esaminatore internacional në Gjeneve i certifikuan që shpikja e tij nuk përben një kopjim a kontrafazione të shpikjeve të tjera që gjenden të regjistruara në regjistrin internacional të Patentave.(Arritjeve të reja shkencore –teknologjike).

Mbas këtij suksesi të parë tani fillojnë përpjekjet për prototipazazione e industrializimin e dispositivit që zëvendëson për herë të pare qysh nga shpikja e sajë spiralen në makinat automatike pa ndryshuar çertifikacionin dhe sistemin struktural të tyre, duke zgjidhur kështu një problem të madh për objektet me dimensione të veçanta të cilat nuk mund të aplikoheshin më përpara.

Një gjë e rëndësishme për veç zbulimit të sistemit integrimit e të kontrollit nga logjika software e makinës, është edhe kostoja e ulur pasi shfrytëzohen materiale që gjenden lehtë pa pasur nevoje me adoptuar teknologji të posaçme për prodhimin e saje./zef mulaj/rajonipress/