Pikat e mendimit
nuk e mban ombrellën dora, e djathta as e majta, atë do t`ia fërfëllojë, shtrëngata e teshtimës së zemrës, e lagur prej pikash të së verdhës
gjithçka rrëshqet ballit të lëmuar
se si hapen hulli e roga
dhe mbushen me borë petalesh
lagur prej pikash
vranësirash pa shi
të vakëta i ndolli
u pikonte krahneza
pemëve që mbolli
lagur prej pikash
mbinte e blerta e mendimit
fërkuar prej pikash
i shkrepnin rrufetë mbi kokë
gjithsesi lutja fije kashte
para fundosjes
dy rrufepritës të së madhërishmes
rastësia dhe Zoti
Zoti ose rastësia
dora e paparë dhe një herë toku
të tijën dhe vijoi vizatimin e motit
as vetëm e zeza e zezë
as e bardha e bardhë
kur do t`i zgjaten kthetrat
e asaj që do ta marrë
Mehmetali Rexhepi, Gjilan, kallnor 2014


