ARKATANA

Konjufca: Pas Kuvendit, bisedime të reja me LAN-in

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka vlerësuar të palogjikshme kërkesën për zgjedhje të reja përderisa ekziston shumica parlamentare në Kuvend. Ai ka thënë se për tejkalimin e situatës së krijuar politikisht pikërisht zgjidhja qëndron në aplikimin e parmit të shumicës parlamentare për konstituimin e institucioneve të reja.

Konjufca ka thënë se pengimi i zbatimit të parimit të shumicës do t’i kthehet “boomerang” PDK-së.

UBT

Sipas tij, kryeneçësia e Thaçit dhe PDK-së nuk është parim universal, as kushtetues me të cilin rregullohen marrëdhëniet shoqëroro-Institucionale.

Konjofca ka bërë me dije, për Epokën e Re, se pas konstituimit të Kuvendit, Vetëvendosje do të ulet në bisedime të reja me partitë e koalicionit LAN për qeverisje të përbashkët.