ARKATANA

93 plaçkitje për 5 muaj, gjykohen shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

9 shtetasve të Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë u janë shqiptuar dënime nga 15 muaj deri në 2 vjet e gjysmë burg.

Një gjykatë në Linc të Austrisë ka zhvilluar dje dhe sot një proces kundër nëntë personave nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Ata akuzoheshin se brenda një periudhe 5 mujore kanë kryer 93 grabitje, kryesisht në regjionin qendror të landit Oberösterreich.

Atyre u janë shqiptuar dënime nga 15 muaj deri në 2 vjet e gjysmë burg. Në disa raste këto dënime janë me kusht.

Mobi Casa

Shuma e parave të grabitura gjatë kësaj kohe mbërrin në disa qindra mijë euro, por nga ajo shumë nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Sipas të akuzuarve, paratë i kanë shpenzuar për jetesë ose i kanë lënë në bixhoz. Vetëm njëri nga të pandehurit thotë se paratë, me urdhrin e shefit të grupit (që ndodhet në arrati) i kanë dërguar në Kosovë. Dhe ky pohim i tij është i besueshëm për prokurorinë, pasi që veprime të tilla janë të zakonshme në rastet sikur ky.

Prokuroria ngarkon të akuzuarit nga 21 deri 32 vjeçarë se nga janari i këtij viti, në përbërje të ndryshme, kanë kryer 93 plaçkitje. Vetëm i akuzuari kryesor,sipas padisë, ka marrë pjesë në 51 raste të tilla dhe ai ngarkohet me një shumë prej 250 mijë eurosh të vjedhura.

Sipas mbrojtësve, të akuzuarit për pjesën më të madhe të veprave kanë pranuar fajësinë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.